Seanca e sotme e Kuvendit te Shqiperise nisi me fjalen e deputetit socialist, Erjon Braçe, njeheresh kreu i komisionit te Ekonomise, qe ka thirrur ne interpelancë ministrin e Bujqesisë, Niko Peleshin. Kjo është interpelelanca e dytë që Braçe kërkon me Peleshin brenda pak javësh.
Ndërkohë që Brace vazhdonte fjalën opozita nuk ka qenë e pranishme në sallë. Ashtu si mund ta shihni edhe ne keto foto, vendet ne anën e opozitës janë bosh. Mësohet se opozita do të jetë në Kuvend pas interpelancës. “Nuk jemi dekor për interpelanca false. Do të jemi në Kuvend pas interpelancës. Interpelancat e shumicës janë show”, deklaraojnë deputetët e opozitës.
Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti socialist Erion Braçe, ka bërë publike kontrata të lidhura mes ministrisë së Bujqësisë dhe kompanive të familjes Balili në vitin 2016, kur ky dikaster drejtohej nga ministri i LSI, Edmond Panariti.
“Kjo është një kontratë e nënshkruar në 20/5/2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili & Co, ku Ministria vendos në dispozicion të kësaj kompanie 20 hektarë tokë në dispozicion. Kjo kontratë është lidhur kur partnerët tanë kanë shpallur në kërkim Klemend Balilin. Kjo është një tradhti shumë e madhe ndaj policisë tonë”, është shprehur Braçe.





