• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A është “Dosja 339” një aferë shantazhi politik dhe çfarë roli luajnë gazetarët e “Llallës” që përdoren si “grup i gatshëm”?
Home
Politikë

A është “Dosja 339” një aferë shantazhi politik dhe çfarë roli luajnë gazetarët e “Llallës” që përdoren si “grup i gatshëm”?

28 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

A është “Dosja 339” thjesht për shantazh dhe tollovi politike(siç)?

Kryeprokurorja Arta Marku ka dhënë të kuptuar se po; se ajo është një dosje që nga mënyra së si është nxjerrë dhe hedhur në media, ku veçohet një gazetare e përfolur si “ushtare” e ish-kryeprokurorit Llalla, përbën në vetvete një aferë.

Gjatë analizës vjetore te Krimet e Rënda, kryeprokurorja e përkohshme iu drejtua vartësve duke iu thënë se “pavarësisht ngarkesës keni treguar se dini të punoni dhe në kushtet e një presioni shumë dimensional, por disa prokurorë të tjerë nga radhët tuaj na kanë bërë që të na vijë turp, e kanë keqpërdorur duke nxjerrë informacion dhe dokumentacion pa dashur t’ia dinë për ruajtje të sekretit hetimor.

Ata kanë harruar të bëjnë detyrën dhe të kryejnë hetime aty ku duhet të kryheshin“.

Ajo shkoi më pas direkt te “339”-ta bujëmadhe, atje ku pra ndodhet një përgjim rastësor mes kryebashkiakut të Durrësit dhe Avdulajve të Shijakut, që sipas opozitës reflekton një marrëdhënie për shitblerje votash.

Znj.Marku gati sa nuk e ka tha troç se pas kësaj dosjeje, më saktë daljes së në publik, ka luajtur interesi politik, e pse jo dhe paraja.

“Disa nga dosjet kanë trazuar politikën në vend, madje kushdo i njeh edhe me numra dhe kjo nuk mund të jetë situatë normale.

Secili prej jush e di mirë se çfarë duhej bërë dhe nuk është bërë, sesi janë mbajtur çështjet nëpër sirtarë për t’u përdorur për interesa të caktuara që ju i dini dhe i njihni mirë.

Interesi duhet të jetë hetimi dhe zbardhja e ngjarjeve në të gjitha çështjet, të vjetra apo të reja.

Ky është një organ hetimi dhe jo supermarket që çdo gjë ka çmim”, tha kryeprokurorja.

Dhe deklarata më e hidhët e saj qe: “gazetarët nuk duhet të jenë pjesë e grupit hetimor, sikur po i trajtoni ju”.

Pse ky deklarim?

Sepse, një pjesë e gazetarëve të kronikës ndodh të shndërrohen në shërbëtorë të klaneve të ndryshme në organin e akuzës, ku nga nevoja për të siguruar sa më shumë info ekskluzive, ndodh të shesin paanshmërinë dhe integritetin profesional. (Tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI I HODHËN BOJË/ Ralf Gjoni shkon me truproja në parlament
Previous article PAS SUKSESIT TË PREMIERËS SË "2 GISHT MJALTË"/ Ermali e nis ditën me fjalët më të ëmbla për Amin

F.autor

Postime të ngjashme

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar Aktualitet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT