Në kuadër të Pranverës Frankofone Aleanca franceze e Tiranës dhe Biblioteka Kombëtare organizuan pasditen e djeshme aktivitetin “Takim letrar me Cédric Gras”.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm shkrimtari Cédric Gras, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, drejtoresha e BK, Persida Asllani, studentë, studiues, etj.
Nga Tibeti në Shqipëri, nga Pakistani në Mongoli, si dhe përmes Euroazisë, në romanin e tij “Sezonet e Udhëtimit”, Cédric Gras flet pikërisht për udhëtimin.
Diçka e zakonshme për të rinjtë në perëndim, siç ishte edhe ai vetë në epokën e artë të eksplorimit të një bote të ëndërruar, por që brezi i tij e gjeti të transformuar, udhëtimi është edhe sinonim i aventurës, poezisë, vetmisë ose mësimit të një gjuhe. Si ta rizbulojmë Tokën në shekullin e XXI?






