Kryeministri Rama ka publikuar rastin e një qytetari i cili i ka kërkuar personalisht ndihmë për energji elektrike në biznesin e tij. “Kam investuar 3000 metra teritor e kam mbiell ulli vite më parë, kam bërë godinën e banimit dhe stallë përritjen e pulave” – është shprehur qytetari.
Por ajo që i mungon është energjia elektrike në objekt, për të cilën i është ofruar menjëherë ndihmë. Kryeministri ka publikuar gjithashtu edhe pamjet nga transformatori i cili do t’i shërbejë punëtorit për lehtësimin e vazhdimit të aktivitetit të tij.




