Ndodhemi në Elbasan, në qendër të qytetit aty ku 5 ditë më parë mbeti i vdekur avokati Ravik Gurra.
Atentati mafioz ndodhi në qytetin i cili nuk po gjen “qetësi” pasi vrasjet janë të shpeshta. Qyteti i cili po bëhet si “simbol i krimit” e kjo pasi bandat janë zgjuar dhe kanë nisur hakmarrjet e tyre, ku mbizoteron lufta për marrjen në dorë të zonave.
Ekzekutimi i avokatit Gurra ishte një vrasje tipike mafioze. Autori u afrua drejt avokatit dhe e përshëndeti më pas e qelloi me dy plumba në kokë. Një vrasje e cila tronditi jo vetëm qytetin e Elbasanit por edhe si sistemin drejtësisë. Ku në disa qytete sindikata e avokatëve ka vendosur ti bojkotojë gjyqet.
Kur kalojmë në këtë rrugicë, duket sikur ska ndodhur asgjë, dhe lokali ku ka ndodhur vrasja ka nisur punën e tij duke u shërbyer klientëve të tij. Njerëzit hezitojnë të flasin për mediat pasi kanë frikë por në biseda private ata thonë: “Në këtë qytet kemi frikë të jetojmë”.
Bota e nëndheshme e krimit ka dale në sipërfaqe dhe po godet fort këdo që po I del përpara pa pyetur se kush janë dhe çfarë pozicioni mbajnë.
Edhe pse jeta e qytetarëve 5 ditë pas vrasjes së avokatit vazhdon, heshtja dhe qetësia që ka pllakosur këtë qytet të fut frikë se diçka do të ndodhe së shpejti.
Hetime për vrasjen e avokatit janë fokusuar në dy drejtim: Vrasje për shkak të detyrës dhe vrasje për hakmarrje.
Përgatiti: AlpeNews.al







