• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET EMRI I AUTORIT TË VRASJES SË NARDIT TË “BUJTINAVE”/ Gjykata merr vendimin për tre të dyshuarit
Home
Breaking News

ZBULOHET EMRI I AUTORIT TË VRASJES SË NARDIT TË “BUJTINAVE”/ Gjykata merr vendimin për tre të dyshuarit

27 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur të lërë në burg tre personat e dyshuar si bashkëpunëtor të vrasësit të biznesmenit, 32-vjeçar, Nardi Polia.

 

Gjykata vendosi masën arrest me burg për Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini.

Ndërkohë që sot gjatë seancës është zbuluar dhe emri i personit që dyshohet se ka qëlluar biznesmenin Polia.

Dyshohet se vrasja është kryer nga Kristian Sulaj, ky i fundit është vëllai i Alfred Martinit, por ai ka ndryshuar gjeneralitetet.

Kristian Sulaj dyshohet se ka kaluar përmes pikës kufitare të Murriqanit dhe është larguar nga Shqipëria.

Dy vëllezërit Toma pretendojnë se i kanë dhënë makinën tip “Audi”, vëllezërve Martini.  Ndërsa këta të fundit pretendojnë të kundërtën, se mjetin ia kanë dhënë ata Gilbertit dhe Kleandro Tomës.

Ngjarja

Ferdinant Polia, ose siç njihej ndryshe në zonën e tij, Nardi, ishte një prej promotorëve të turizmit malor në zonën e Thethit.

32-vjeçari u ekzekutua të mërkurën e kaluar në momentin kur ndodhej në fshatin Grudë, ku kishte dërguar fuoristradën e tij në një servis. Autori i dyshuar K.S., 29 vjeç, e qëlloi atë me breshëri të një arme amerikane “Tompson”, pasi i preu rrugën me motor.

Pasi zbriti qetësisht nga motori “T Max”, 29-vjeçari qëlloi me breshëri ndaj Polisë, duke e lënë të vdekur në vend. Në makinë bashkë me 32-vjeçarin e vrarë ndodhej dhe një prej punonjësve të servisit.

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, Nard Polia nuk ruhej aspak, pasi ai nuk ka bërë asnjë veprim për t’u mbrojtur dhe gjithçka i ka ardhur në mënyrë të papritur. 32-vjeçari ka jetuar deri para 4 vitesh në Itali.

Në vendin fqinj ai është arrestuar nga Policia në vitin 2010, me akuzën e trafikimit të drogës, shfrytëzimit të prostitucionit dhe vjedhjes me dhunë. Bashkë me të u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë.

Polia rezulton se është dënuar me 4 vite heqje lirie dhe në përfundim të burgut është dëbuar nga autoritetet për në Shqipëri. Pas kthimit në vendin e tij të lindjes, Nard Polia nisi të investojë në turizëm, si dhe u bë pjesë e Administratës për Zonat e Mbrojtura, detyrë që e mbante deri në ditën e vrasjes.

Shkodra-nardi-bujtinave1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KTHYE NË PRIORITET PËR MERKATON E VERËS/ Barcelona arrin marrëveshjen me klubi holandez për...
Previous article NGA BIBERONI NË VESH TEK.../ Momentet EPIKE të dështimit të prindërive që nuk do donit t'i kopjonit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT