Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në vetëm pak javë ka shitur hapur përpara prokurorëve kreun e kësaj force politike, Lulzim Basha.
Ashtu si në rastin e video-skandalit “Babale”, ku deklaroi se nuk ishte në dijeni të proçedurës së përgjimit, Bardhi dje në prokurori ka refuzuar të marrë dijeni për dokumentacionin e ardhur nga SHBA dhe Skocia në lidhje me skandalin e financimit prej mbi 1 milionë dollarë nga kompani offshore ruse për lobim.
Gazmend Bardhi mësohet se ka refuzuar të njihet me dokumentat që kanë paraqitur prokurorët duke i shprehur se nuk ka asnjë interes për to.
Bardhi kështu edhe njëherë shpëton veten e tij dhe gjithçka e lë në kuriz të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka firmosur plot 1 milionë e 25 mijë USD për lobim në SHBA. Nga këto 950 mijë USD, nga kompania offshorë Biniatta Trade LP dhe 75 mijë në emrin e tij.


