• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BURG PËRJETË VRASËSIT TË KUSHËRIRËS/ Flet nëna e viktimës: Jam e lehtësuar
Home
Breaking News

BURG PËRJETË VRASËSIT TË KUSHËRIRËS/ Flet nëna e viktimës: Jam e lehtësuar

26 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitin për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajaziti. Vendimi u mor pasi dosja u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

donjeta

 

Ky vendim është mirëpritur nga familjarët e Donjeta Pajazitit. Nëna e saj thotë se tash e tutje do të ndjehet më e lehtësuar.

“Rasti është i rëndë. Por pas këtij vendimi të gjykatës ndjehemi më të lehtësuar. Gjykata mori një vendim të drejtë dhe ai është dënuar siç e ka merituar”, shprehet nëna e Donjeta Pajazitit.

Edhe vëllai i Donjetës, Shkëlqimi, thotë se vendimi i gjykatës ishte i drejtë. Ai thotë se ky vendim është dashur të merret më herët.

“Unë po ndjehem shumë mirë sepse u dënua një persona që e ka krye një vepër. Kur gjykata ka shpallë vendimin e parë, kemi pasur vuajtje të mëdha. Tash pak a shumë na është lehtësuar vuajtja pas këtij vendimi të ri”, deklaroi Shkëlqim Pajazitaj, përcjell Telegrafi.

Gjykata deri të ky vendim i ri erdhi pasi u paraqitën prova të reja që kanë munguar më herët.

Naser Pajazitaj më herët ishte liruar nga akuza për këtë vrasje, por Gjykata e Apelit më pas kishte kthyer lëndën për rigjykim.

DOSJA 

Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Pajazitaj ishte liruar nga akuza për këtë vrasje, por Gjykata Themelore, më pas e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Në aktgjykimin e shpallur nga trupi gjykues, i përbërë nga gjykatësit Sali Berisha dhe Lumturie Muhaxheri, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil.

Ndërkaq, para se të shpallej aktgjykimi, të hënën ishin dhënë fjalët përfundimtare nga palët në procedurë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, që ta dënojë me burgim maksimal të pandehurin Naser Pajazitaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj.

Një propozim të tillë e ka dhënë prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj në seancën e së hënës, ku ka përfunduar rigjykimi në këtë rast.

Në seancën e së hënës, ndër të tjera, prokurorja tha se informatën e parë që familja e tani të ndjerës për zhdukjen e bijës së tyre, e kishte marrë nga tani i akuzuari Naser Pajazitaj.

Sipas saj, është vërtetuar në tërësi se i akuzuari Pajazitaj kishte kryer vrasjen e tani të ndjerës duke e shfrytëzuar besimin dhe padjallëzinë e viktimës, e cila më pas ishte gjetur në bjeshkët e Strellcit nga dy kalimtarë të rastit.

Prokurorja tha se i akuzuari kishte dhënë disa dezinformata familjarëve të tani të ndjerës, kinse e kishte parë atë në disa vende, mirëpo ky veprim nga i akuzuari, sipas saj, ishte bërë me qëllim të shmangies së gjetjes së trupit të viktimës.

Ndër të tjera, ajo shtoi se përmes kamerave të siguruara ishte vërtetuar fakti se i akuzuari në ditën kritike, nuk kishte qenë në varrimin e një bashkëfshatari.

Ndërkohë, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Gëzim Kollqaku kërkoi që i mbrojturi i tij, Naser Pajazitaj të lirohet nga aktakuza në mungesë të provave.

Kollqaku tha se i mbrojturi i tij nuk e kishte marrë tani të ndjerën me veturë, sipas tij, vërtetohet nga raporti i ekzaminimit të makinës së të akuzuarit të kryer në Ankara të Turqisë.

Sipas avokatit Kollqaku në vendin e ngjarjes nuk ishin gjetur asnjë gëzhojë e armës, ndërsa në veturën e të pandehurit nuk janë gjetur mostra të fijeve të flokut të Donjeta Pajazitaj.

Kurse, Naser Pajazitaj në fjalën e tij përfundimtare, tha se betohet se ai nuk kishte të bënte me vrasjen e Donjeta Pajazitaj dhe se nuk dinte asgjë me vrasjen  e saj.

Pas precizimit të aktakuzës nga prokuroria ku është heq pjesa lidhur me armën e panjohur me të cilën pretendohet se është përdorë për kryerjen e vrasjes, i akuzuari e pranoi fajësinë për veprën penale të armëmbajtjes dhe disa fishkë të gjetur në shtëpinë e tij.

Ndryshe, para dhënies së fjalës përfundimtarë, janë lexuar provat materiale dhe janë transmetuar video-incizimet ku shihet vetura e të pandehurit Naser Pajazitaj në ditën kritike pranë shtëpisë së Jusajve, për të cilën, prokuroria  pretendon se e i akuzuari e kishte marrë Donjeta Pajazitaj.

Gjithashtu, është shikuar edhe video-incizimi ku i akuzuari në një aheng familjar gjuan me armë të zjarrit.

I akuzuari Naser Pajazitaj, e shfrytëzoi të drejtën e tij, ligjore sikurse në shqyrtimin e mëparshëm gjyqësore të mbrohet në heshtje.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të këtij viti, të akuzuarin Naser Pajazitaj e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, kurse e kishte dënuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, për çka Pajazitaj, ishte dënuar me dënim unik prej një dy vjet e katër muaj burgim.

Sipas këtij aktgjykimi, nuk ishte arritur të dëshmohet se i akuzuari kishte kryer vrasjen e Donjeta Pajazitajt, që ndryshe ka qenë edhe kushërira e tij.

Mirëpo, në tetor të këtij viti, pas ankesës që Prokuroria Themelore në Pejë kishte ushtruar  kundër këtij aktgjykimi, gjykata e shkallës së dytë ka vendosur që rastin ta kthej në rigjykim.

Sipas aktvendimit të Gjykatës së Apelit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi” theksohet se gjykata e shkallës së parë, nuk ka arritur të vërtetojë në mënyrë të drejtë dhe të plotë gjendjen faktike, ngase sipas Apelit, ka kundërthënie në deklaratën e dëshmitarëve Arjeta Ukaj, vajza e të akuzuarit mes deklaratës së saj dhe prindit Naser Pajazitaj, i cili ka deklaruar se ditën kur ka ndodhë vrasja e tani të ndjerës Donjeta, ka dalë me vajzën e tij dhe pastaj ka shkuar në varrim, mirëpo gjatë dëgjimit në prokurori e njëjta ka deklaruar se ditën kur është zhdukur Donjeta ‘unë nuk kam dal nga shtëpia’, mirëpo pas presionit nga familjarët, e njëjta e ka ndryshuar deklaratën.

Po ashtu sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë duhet të administrojë provat dhe të vërtetojë vendndodhjen e të akuzuarit në ditën kritike dhe se e ndjera Donjeta Pajazitaj a ka qenë në veturën e tani të akuzuarit, ngase nga raporti i hetuesve Albrim Mujaj dhe Veton Kelmendi është konstatuar se një dëshmitar që ka dashur të mbetet anonim, kishte deklaruar se ditën kritike rastësisht e ka vërejtur Naser Pajazitaj, me veturën “Grand Shiroka”, pikërisht afër shtëpisë së Haki Pajazitaj, i cili ishte ndalur më 13:40, dhe kishte marrë ndokënd, e që dyshon se pikërisht kishte marrë të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Sipas Apelit, nga kjo del se një vërtetim i tillë i gjendjes faktike, është nxjerrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, nga neni 384 par.1 nënpar.1.12.

Sipas  aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur më 8 qershor 2017, Naser Pajazitaj akuzohej se me 9 nëntor 2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën Donjeta Pajazitaj. Derisa e ndjera ka qenë duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në kokë të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunj dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Trupi i të ndjerës  gjendet pas më shumë se një muaji.

Me këtë, Pajazitaj akuzohej se ka kryer veprën penale të “vrasjes së rëndë” nga neni 179 par 1 pika 1.4 dhe 1.12 të KPRK-së.

Aktakuza të njëjtin e ngarkonte edhe me vepër penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar të armëve” nga neni 374 par 1 të KPRK-së, gjegjësisht të një arme automatike, pushkës se gjuetisë, 12 fishekë dhe një armë e tipit “AK 47”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBROJTI PORNOSTAREN NË ÇËSHTJEN TRUMP/ Avokati dënohet për mashtrim
Previous article INGREDIENTËT "SEKRETË"/ Ju ndihmojnë të mbani në kontroll problemet e zemrës

F.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT