• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT/ Flet vëllai i “Nardit të Bujtinave”: E kanë ngatërruar që e vranë
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT/ Flet vëllai i “Nardit të Bujtinave”: E kanë ngatërruar që e vranë

25 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pavlin Polia, vëllai i biznesmenit Ferdinand Polia, i cili u ekzekutua 4 ditë më parë në Grudë të Shkodrës, nuk ka ende asnjë pistë se pse i vranë të vëllanë. Në një prononcim ekskluziv për RTV Ora ai u shpreh se autorët e vrasjes mund të kenë ngatërruar objektiv.

Jeni pyetur nga policia?

Pavlin Polia: Pista jonë është se mos kanë ngatërruar person. Sepse logjika i bie, sipas detajeve, që është vrarë me maskë se është porositur. Por këtë version kemi duke qenë se nuk kemi pasur konflikte.

Edhe sa i takon tre personave të arrestuar ditën e sotme nga policia si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes, Polia nuk gjen asnjë lidhje të tyre me të vëllain.

Pavlin Polia: Kemi pasur një dyshim se ka një ngatërresë për autorët e arrestuar nga policia. Por jemi në pritje për një gjë më të saktë. Jemi në një tension të madh dhe shpresojmë që të dalë sa më parë e vërteta.

I pyetur nëse vrasja ka lidhje me detyrën që ka mbajtur viktima, apo me të shkuarën e tij në Itali, ai jep këtë përgjigje:

Pavlin Polia: Nuk ka pas asnjë konflikt. Nuk ka pas ndonjë dyshim sepse nuk ka pasur as ndonjë kërcënim. Unë jam i vëllai dhe këtë numër kam pasur prej 15 vitesh. Edhe për atë që thonë për të shkuaren në Itali nuk e besoj, sepse dikush do të kishte kontaktuar se duhet diçka për këtë gjë. Kështu që po presim një hetim më të saktë.

Ferdinand Polia, pronari i një bujtine në zonën turistike të Thethit, u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Grudë të Shkodrës, në afërsi të fushës së aviacionit.

Ngjarja u shënua me 20 mars. 35 vjeçari, i cili fillimisht u paraqit i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës, mbylli sytë pak minuta pas ngjarjes, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Rreth 20 herë është shtënë në drejtim të tij, ndërsa ai ndodhej në automjetin tip fuoristradë sëbashku me një person tjetër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA KAKA TEK GARETH BALE/ Njihuni me 10 blerjet më të shtrenjta në historinë e Real Madridit
Previous article LËSHOHET "BOMBA" E RADHËS NGA SPANJA/ CR7 i kërkon drejtuesve të Juventusit të blejnë yllin e "Los Blancos"...

F.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT