• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITË NË PARIS/ Presidenti kinez Xi Jinping do të bisedojë për fuqizimin e tregtisë
Home
Nderkombetare

VIZITË NË PARIS/ Presidenti kinez Xi Jinping do të bisedojë për fuqizimin e tregtisë

25 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Në vazhdim të turenut të tij europian 6-ditor, në përpjekje për të fuqizuar tregtinë e Kinës me Europën, Presidenti kinez Xi Jinping sot ndodhet në Paris. Ai pritet të nënshkruajë disa kontrata, mes tyre një për energjinë.

Të dielën zoti Xi ishte i ftuar për darkë nga Presidenti francez Emmanuel Macron, në vendpushimin Beaulieu-sur-Mer.

Të martën Presidenti kinez pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Kinës, por shumë vetë në Evropë shqetësohen për konkurrencën e pandershme nga kompanitë kineze, të cilat përfitojnë nga mbështetja financiare e qeverisë.

Presidenti kinez shkoi në Francë pas Italisë, që sapo miratoi nismën “një brez një rrugë”, një projekt i madh kinez i infrastrukturës.

Presidenti francez Macron e kritikoi veprimin e Italisë, duke bërë thirrje për një qasje të përbashkët evropiane ndaj Kinës.

Turneu europian i zotit Xi ndodh ndërsa kompania kineze e teknologjisë, Huawei përpiqet të zhvillojë rrjetin e saj të telekomunikacioneve 5G – një çështje e debatueshme për disa vende evropiane.

Qeveria amerikane thotë se rrjeti 5G i Huaweit mund t’u krijojë shërbimeve kineze të sigurisë një mundësi depërtimi për të spiunuar mbi konsumatorët dhe u ka bërë thirrje partnerëve europianë ta shmangin atë.
Kompania Huawei thotë se këto shqetësime ndaj saj nuk kanë bazë.

Franca nuk ka vendosur ende nëse duhet ta lejojë Huawei-n të ndërtojë rrjetet e veta 5G, por kjo çështje mund të jetë objekt diskutimesh gjatë vizitës së liderit kinez.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Leonardo përgatit supergoditjen tjetër nga Brazili
Previous article TAKSA NDAJ SERBISË/ Haradinaj: Ajo nuk e izolon Kosovën, vullneti për dialog...

k.autor

Postime të ngjashme

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite Botë

DOKUMENTET TRONDITËSE/ Izraeli shiti pajisje ushtarake për Katarin e Arabinë Saudite

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT