• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHPRESOJ SE…”/ Tanja Fajon: Mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave Shqipëri-BE
Home
Politikë

“SHPRESOJ SE…”/ Tanja Fajon: Mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave Shqipëri-BE

23 March, 2019 F.autor Politikë

“Mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave me BE-në dhe sinqerisht shpresoj se kjo gjë do të ndodhë brenda dy muajve”.

Kështu e ka hapur video mesazhin zëvendës Presidentja e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Tanja Fajon teksa ka uruar për Kongresin e Partisë Socialiste.

Ajo thekson se “duke parë përpara, Ballkanin Perëndimor menjëherë na kujton pakënaqësitë e njerëzve të thjeshtë dhe situatat e paqëndrueshme politike.

Pavarësisht nga paqëndrueshmëria, besoj se Shqipërisë meriton ti jepet një dritë e gjelbër për fillimin e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian këtë vit”.

Ajo thekson se Shqipëria ka bërë përparim të caktuar në fushën e gjyqësorit dhe procesit të vettingut dhe jam e bindur thotë ajo se Parlamenti dhe qeveria shqiptare do të shtyjnë përpara reformat.

“Me lejoni të theksoj përsëri të dashur miq, në emrin tim dhe të familjes time politike në PE, socialistët dhe demokratët, se mbështesim fuqishëm hapjen e negociatave me BE-në dhe sinqerisht shpresoj se kjo gjë do të ndodhë brenda dy muajve.

Ju inkurajoj të vazhdoni me punën tuaj, veçanërisht në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe arritjen e më shumë efikasitet në sistemin e drejtësisë. Është detyra jonë morale si edhe përgjegjësi profesionale për të punuar drejt drejtësisë dhe shoqërive të ndershme për qytetarët tanë.

Shoqëria e qëndrueshme ku secili ndihet i barabartë para ligjit, fillon në nivelin lokal ku sfidat dhe mangësitë si dhe ndryshimet në përmirësime janë më të dukshme”, deklaron Fajon.

Në mesazhin e saj, Fajon bëri edhe një pasqyrë të shkurtër të situatës aktuale në BE. “Dy muaj para zgjedhjeve evropiane ne po përballemi me sfida të shumta. Rasti Brexit mbetet i pazgjidhur duke lënë në pikëpyetje nëse zgjedhjet evropiane do të mbajnë Britaninë e Madhe në BE pa një përgjigje të qartë.

Ne jemi duke u ballafaquar me pretendimet e ekstremistëve të djathtë dhe politikat e ideologjisë së djathtë në disa vende. Së bashku ne rrezikojmë të përballemi me deklarata që kujtojnë kohën e errët të fashizmit edhe nga zyrtarët e lartë siç është Presidenti i institucionit që unë përfaqësoj, Parlamenti Evropian.

Mbetet për tu parë se si do të duket Parlamenti i ri Evropian dhe çfarë interesash do të sjellin në politikat e zgjerimit”, nënvizon Fajon.

Në përfundim, Fajon uron PS “suksese në nivel lokal dhe në muajt e ardhshëm dhe shumë energji dhe motivim që do ta sjelli Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Ne, miqtë tuaj në PE do të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe të sigurohemi që zëri juaj dëgjohet këtu në Bruksel.

Ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe diskutime të frytshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON KOMENTIN E PLESHTIT PËR BUSQUESTS/ Guardiola: Më tha në stërvitje se...
Previous article MERRET VENDIMI/ Opozita cakton datën për "shëtitjen" e radhës

F.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT