Sekretari i marrëdhenieve me median në PS, Alfred Peza ishte i ftuar mbremjen e sotme në “Repolitix” në Report Tv.
I pyetur se përse Kongresi zhvillohej jashtë Pëza u shpreh se një gjë e tillë do të ndodh në pjesën e dytë si pasojë e turit për “Bashkinë që duam” dhe rikonformimit në këtë moment të kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Nesër Partia socialiste ndez zyrtarisht motorët e zgjedhjeve ku hapi i parë është prezantimi i 100 kandidaturave për 61 vendet e Këshillit Bashkiak të Tiranës.”
Për deklaratën e Presidentit Meta, u shpreh se ai nuk po e luan rolin që duhet.
“Presidenti është person mbi palët dhe këtë rol nuk po e luan.
Qoftë me ministrin e brendshëm Sandër Lleshin qoftë me ministrin e jashtëm Gent Cakaj Presidenti ka qënë jashtë kopetencave të tij në veprimet që ka bërë.
Në rastin e këtyre ditëve Presidenti ka treguar që është i pabesueshëm dhe palë me opozitën.
Se kush po e bën Allenden dhe se kush Pinnochetin unë nuk e di”.
Sa i përket vendimit të opozitës për djegien e mandateve, Peza u shpreh se kjo është nje vetvrasje politike dhe se parlamenti sot është mëse legjitim.
/AlpeNews.al


