• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE/ Deputetët gjermanë: Cënon interesat europiane të shqiptarëve
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE/ Deputetët gjermanë: Cënon interesat europiane të shqiptarëve

22 March, 2019 k.autor Politikë

Deputeti Fatmir Xhafaj, ish-kryetar i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi ishte i ftuar në Berlin të Gjermanisë për të ndarë me kolegët e tij gjermanë përvojën dhe eksperiencën shqiptare si dhe sfidat me të cilat përballen vendi ynë në implementimin e saj.

Në event dhe në takimet e tjera të zhvilluara me deputetë të Bundestagut, një vëmendje e posaçme mori edhe situate aktuale politike në Shqipëri, veçanërisht akti i paprecedentë i deputetëve të opozitës. Deputetët gjermanë theksuan se ky akt shkon në kundërshti me parimet e demokracisë parlamentare dhe cenon interesat europiane të qytetarëve shqiptarë.

Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve gjermanë, Xhafaj komentoi dhe zhvillimet aktuale në vendin tonë, ecurinë e deritanishme dhe pritshmëritë nga zbatimi i reformës në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj. Interes të veçantë, deputetët gjermanë treguan lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri, lidhjen ndërmjet saj dhe Reformës në Drejtësi dhe efektet negative qe mund të krijojnë këto zhvillime në zbatimin e reformës, ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja e sidomos SPAK dhe GjK. Dr.Daniela De Ridder zv.Kryetare e Komisionit të jashtëm në Bundestag e vlerësoi Reformën në Drejtësi si një hap të guximshëm politik e kushtetues të ndërmarrë nga Shqipëria.

Ajo e cilësoi këtë proces si një hap kyç që i mundëson Shqipërisë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Deputeti i CDU z.Johannes Selle vlerësoi aftësinë e palës shqiptare për ndërmarrjen e një nisme të tillë, çka përbën një model edhe për vendet e tjera.

Z.Selle konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për hapjen e negociatave në qershor. Dr. Elke Leonhard, Eksperte e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë dhe njëkohësisht Presidente nderi e Shoqërisë Parlamentare në Parlamentin gjerman u shpreh: “Konferenca gjermano-shqiptare i shërbeu stabilizimit të marrëdhënieve bilaterale dhe pati një nivel të lartë për sa i takon përmbajtjes së saj. Kjo konferencë ishte gjithashtu shumë e vyer për nga ana njerëzore”C

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ Ja çfarë RISISH sjellin kandidatët në garë
Previous article VRASJA E 7 VJEÇARIT NGA E MOSHUARA/ Ngjarja HORROR bën jehonë në mediat botërore. Ja çfarë shkruajnë

k.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT