Gjatë emisionit Opinion Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është pyetur nga analisti Mustafa Nano në lidhje me ping-pongun politik të presidentit dhe kryetares së LSI-së.
Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ka asnjë komunikim me Presidentin për çështje politike dhe se komunikimi i tyre është vetëm për probleme familjare dhe çështjeve të rritjes së fëmijëve.
“Me Ilir Metën nuk bëjmë politikë, bëjmë dashuri”, është shprehur ajo.
Po ashtu ka shtuar se përgjegjësit tashmë janë personale dhe se si Kryetare e LSI-së vendimet dhe përgjegjësitë i mban vetëm ajo, duke shtuar dhe vendimin për djegien e mandateve ku Ilir Meta ishte kundra.
Pak e vështirë për tu besuar duke pasur parasysh se Monika Kryemadhi është një ndër themelueset e LSI dhe si bashkeshorte e Ilir Metës është po aq bashkfajtore për vendimet e marra nga ajo parti, siç dhe ajo vet i quan të gabuara!


