• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKNET NË FYTYRË/ Ja ushqimet që duhet të eliminoni nga dieta juaj
Home
Shëndet

AKNET NË FYTYRË/ Ja ushqimet që duhet të eliminoni nga dieta juaj

21 March, 2019 k.autor Shëndet

Aknet janë një gjendje patologjike e lëkurës, janë shumë të përhapura dhe prekin përafërsisht 10% të njerëzve Shumë faktorë kontribojnë në zhvillimin e akneve, duke përfshirë prodhimin e keratines dhe sebumit, bakteriet, lëkundjet hormonale, poret e bllokuara dhe inflamacionin. Lidhshmëria në mes të një diete ushqimore dhe zhvillimit të akneve është vërejtur që nga studimet e mëparshme mbi faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kësaj gjendje.

Disa nga ushqimet të cilat shkaktojnë aknet janë: Sheqeri i rafinuar – Njerëzit që kanë akne kanë tendencë të konsumojnë më shumë produkte me sheqer të rafinuar. Disa nga produktet që përmbajnë sheqer të rafinuar janë: buka, pastat, orizi i bardhe, pijet gazuese, dhe ëmbëlsirat. Studimet kanë treguar që njerëzit të cilët përdorin sheqer të rafinuar rrisin 30% rrezikun për të zhvilluar akne, ndërsa ata të cilët rregullisht konsumojnë torte dhe ëmbëlsira rritin rrezikun për 20%. Kjo rritje shpjegohet me faktin që ky lloj sheqeri i afekton glukozën e gjakut dhe nivelin e insulines.

Produktet e qumështit – Studimet e bëra kanë gjetur që personat të cilët rregullisht konsumojnë qumësht, akullore apo produkte tjera të qumështit preken nga aknet. Nuk është ende e qartë se si qumështi ndikon në zhvillimin e akneve, mirëpo sipas disa teorive qumështi rrit nivelin e insulines, gjithashtu përmban aminoacide që stimulojnë melqinë të prodhojë më shumë IGF-1, e cila lidhet direkt me shkaktimin e akneve.

Ushqimet e gatshme – Aknet janë të lidhura ngushtë me konsumimin e ushqimeve të gatshme të pasura me kalori, yndyrë dhe karbohidrate të rafinuara. Ushqimet e shpejta siç janë hamburgerët, patatet e skuqura dhe pijet e gazuara rritin rrezikun për akne. Në një hulumtim me 5000 njerëz, është vërejtur që këto lloje të ushqimeve rritin rrezikun për 43%. Ushqimet e pasura me Omega -6 – Produktet që përmbajnë acide yndyrore të Omega-6 rrisin inflamacionin në lëkurë, dhe si pasojë bëhet zhvillimi i akneve. Përdorimi i suplementeve të omega -3 ndihmon në balancin e këytre acideve duke mundësuar lehtësimin e simptomave të inflamacionit.

Çokollata – Shumë studime tregojnë për një lidhje në mes të zhvillimit të akneve dhe qokollatës, e cila rrit rrezikun për akne. Mekanizmat e saktë se si ndikon çokollata në shkaktimin e akneve ende nuk dihet.

Disa nga ushqimet që përdoren për të parandaluar aknet, ose për të zbutur simptomat e tyre janë: acidet yndyrore të omega 3, probiotikët, çaji i gjelbër, tumeriku, suplementet e vitamins A, D dhe llojeve të tjera të vitaminave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOBIMI NË SHBA/ "Zëri i Amerikës": Basha refuzon të shkojë në Prokurori
Previous article MË E MIRË E ËMA SE E BIJA/ Nevina shtylla prezanton mamanë super yll (FOTOT)

k.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT