Opozita zhvilloi sot protestën e saj të gjashtë para Kuvendit ndërkohë që zhvillohej seanca plenare.
Ndonëse një ditë më parë burimet opozitare shëprndanë 6 pikat kyçe të planit të qendrimit të protestuesve, sot realiteti u përplas në të njëjtën vend, atë të vërdallisjeve nga selia në seli.
Një tjetër element i rëndësishëm i protestës së sotme ishte mungesa e kreut të demokratëve Lulzim Basha i cili prej 3 ditësh ndodhet në Bruksel.
E megjithatë, Basha kishte deleguar Gazmend Bardhin si organizor të protestuesve.
Kujtojmë se në protestën e 16 shkurtit para kryeministrisë, udhëheqja i ishte lënë në dorë Flamur Nokës i cili bënte thirrje të njëpasnjëshme për përshkallëzim dhune.
Sot, këtë e demonstroi edhe Kryemadhi e cila pas fjalës së saj “nxiti” protestuesit të përplaseshin me policinë.
E megjithatë, në mbyllje të protestës të mbledhur në selinë blu fjalën përmbyllëse e mbaji Edi Paloka.
E gjithë kjo “kakofoni” tregon edhe njëherë tjetër një mungesë të theksuar të lidershipit opozitar, i cili jo vetëm shkakton kaos brenda partisë por edhe midis mbështetësve.
Përgatiti: AlpeNews.al



