Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka sqaruar sot nga foltorja e Kuvendin, pse ka vendosur të mos e djegë mandatin.
Në fjalën e saj, ajo ka akuzuar hapur qeverinë, që sipas saj, erdhi në pushtet nga vota e 23% e shqiptarëve dhe që sot nuk do tja dijë më as për mbështetësit e saj.
Ndërkohë që nuk ka lënë pa shigjetuar ashpër opozitën për vendimin për djegien në bllok të mandateve, sipas të cilës, synon të shpejtojë një kalim të pushtetit dhe është përshkallëzim ekstrem i sjellës politike të këtyre 28 viteve.
PJESE NGA FJALA E rUDINA HAJDARIT:
Politikë që nuk do t’a dijë për të ardhmen e mijëra familjarëve, largimin masiv të qytetarëve, vlerat, moralin, paqen dhe jetën duhet të marrë fund.
Kjo politikë e ushqyer nga korrupsioni, nepotizmi dhe lufta ndaj ,endemi të lirë e të pavarur na ka sjellë në këtë situatë të pazakontë, nuk është hera e parë që paqëndrueshmëria politike kërcënon stabilitetin e vendit.
Marrëveshjet e fshehta kanë sjellë që për tre dekada të mos i ndahemi thirrjes që e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, unë u rrita me këtë thirrje, ne të rriturit u plakëm.
Nëse nuk heqim dorë nga etja për pushtet pa princip këtë thirrje do ta dëgjojmë nga fëmijët tanë.



