Protesta duket se nuk ka veç dhunë, kapsolla dhe gaz lotsjellës. Mes saj ka edhe shkëndija romance.
Teksa po jepte një intervistë televizive, një militant i Partisë Demokratike ka “ngacmuar” ish deputeten Albana Vokshi.
Ai nuk i ka rezistuar dot politikanes së PD dhe është afruar i tunduar duke i bërë një sërë komplimentesh.
Një ndër to ishte “Bana je shumë e bukur, eja të bëjmë një fotografi për fat”.
Fill pas kësaj, ish ligjvënësja ndërpreu për disa sekonda intervistën dhe pozoi krah tij duke i plotësuar dëshirën e madhe.
Nuk është hera e parë që Vokshi merr komplimente të tilla ku herë pas here vendoset në qendër të vëmendjes.


