• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MEGA-SKANDALI 752 MLN DOLLARË/ Indianët e kërkuar në gjithë botën, Meta i bën shtetas shqiptar (DOKUMENTI)
Home
Politikë

MEGA-SKANDALI 752 MLN DOLLARË/ Indianët e kërkuar në gjithë botën, Meta i bën shtetas shqiptar (DOKUMENTI)

21 March, 2019 F.autor Politikë

Një shembull që tregon se sa kollaj mund të bëhesh biznesmen në Shqipëri, ndërkohë që në gjithë botën kërkohesh për një skemë pastrimi parash prej 725 milionësh dollarë amerikanë, shkruan newsbomb.al.

Është ky rasti i dy vëllezërve indianë të cilët, teksa kërkoheshin në gjithë botën, kanë gjetur strehë në Shqipëri e madje janë bërë ndërtues pallatesh.

Sikur të mos mjaftonte kjo, dy vëllezërit indianë , kanë marrë edhe nënshtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit Ilir Meta duke nxjerrë kështu në pah një tjetër skandal që lidhet me Shërbimin Informativ Shtetëtor (SHISH).

Për të marrë nënshtetësinë, cilido, i nënshtrohet procedurave të imtësishme të verifikimit të SHISH ndaj është tërësisht i pashpjegueshëm fakti se si, SHISH ka lejuar dhënien e nënshtetësisë për dy indianët të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar dhe vetëm me një ‘search’ të thjeshtë në googe, mund të gjeje edhe lajmet e medieve ndërkombëtare të cilat shkruanin për skemën e pastrimit të parave në vlerën 725 mln dollarë.

Dy vëllezërit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech.

Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Vëllezërit Sandesara, mesa duket kanë gjetur terrenin dhe lidhjet e duhura në Shqipëri për të vazhduar skemën e tyre duke u kthyer në ndërtues pallatesh.

Kështu, sapo erdhën në Shqipëri në fundvitin e 2017-ës, Nitin dhe Chetankumar Sandesara ngritën dy kompani ndërtimi, “Tulja Real Estate” dhe “Laxmi Real Estate” të cilat i kanë regjistruar edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Të dy kompanitë janë të regjistruara me adresë në zonën e liqenit të thatë të Tiranës. Pikërisht në buzë të liqenit të thatë, Laxmi Real Estate është duke ndërtuar pallat bashkë me një kompani shqiptare, sic tregon leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në nëntor të vitit të kaluar.

 

Ndërtimi, sipas Top Channel, është cilësuar nga departamenti amerikan i shtetit dhe zyra europiane për parandalimin e pastrimit të parave si sektori më me risk për pastrimin e parave në Shqipëri. Madje kjo ka qenë edhe objekt i debatit politik, i ushqyer nga bumi i ndërtimeve në një kohë që kredia është në stanjacion.

Ndërkaq, Gjykata e New Delhit ka lëshuar  URDHËR EKSTRADIMI ndaj dy INDIANËVE që ndodhen në SHQIPËRI.

Drejtoria e Përmbarimit ka njoftuar se të kërkuarit ka marrë nënshtetësinë shqiptare edhe pse shumë mandate arresti janë leshuar ndaj tyre.

Gjykata lëshoi mandat të ri kundër të akuzuarëve pas informacioneve që të kërkuarit janë në Shqiperi dhe kërkon bashkpunimin e tyre.

Ndërkaq, askush nga autoritetet shqiptare nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë megaskandal që e kthen Shqipërinë në vendin e sigurtë të fshehjes, mashtrimit e pastrimit të parave.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK MË MUNGON..."/ Modric: Motivimi im mbetet i njëjtë, të fitoj gjithmonë dhe ndaj kujtdo
Previous article VIKTOR ORBANIT I TREGOHET KUFIRI/ EVP nxjerr tek dera partinë Fidesz

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT