Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët e Tiranës që të marrin pjesë në takimin e së shtunës që do të organizohet në Sheshin “Nënë Tereza”, në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Përmes një videomesazhi të komunikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, ai thekson se mbështetja e qytetarëve është e rëndësishme për të çuar më tej punën e nisur, për ta kthyer Tiranën në qytetin që e duam të gjithë.
Kryebashkiaku Veliaj bën me dije se do të jetë Sheshin “Nënë Tereza” bashkë me familjen e tij, ndërsa fton që këtij aktiviteti t’i bashkohen edhe qytetarët e Tiranës bashkë me familjen e tyre.
SHPËRNDAJE/Share – Në katër vite së bashku vizatuam ëndrrën e qytetit tonë ideal.😍🙏🌃 Kemi bërë shumë, por edhe më shumë punë na pret për Tiranën.🤝Prandaj, kam nevojë të më jepni një dorë që 4⃣ vitet e ardhshme ta çojmë Tiranën edhe më tej.🔝📈📌 Kjo është arsyeja pse dua të të ftoj ty,👨👩👧👧👧🏻👩👧 me gjithë familjen tënde, ditën e shtunë, në datë 🗓 23 mars, në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza”, për të nisur 4 vite të tjera me një energji të jashtëzakonshme për Tiranën tonë.👍🌳♻🇦🇱
Gepostet von Erion Veliaj am Mittwoch, 20. März 2019