• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONGRESI I PS/ Zbardhet programi, ende mister kandidatura për Durrësin
Home
Politikë

KONGRESI I PS/ Zbardhet programi, ende mister kandidatura për Durrësin

20 March, 2019 F.autor Politikë

Programin e Kongresit Elektoral të Partisë Socialiste që do të mbahet ditën e shtunë. Një nga shtyllat kryesore të kongresit është edhe prezantimi i kandidatëve për kryetar Bashkie, të cilët tashmë kanë marrë konfirmimin për rikandidim apo si kandidatë të futur rishtazi. Në program bie në sy që në pjesën më të madhe të bashkive kryesore kandidatët janë konfirmuar, por Bashkia e Durrësit mbetet ende pa kandidat. PS ka vendosur që kandidatët që kanë tre mandate të mos rikandidohen siç është edhe rasti i Vangjush Dakos, por për zëvendësimin e tij duket se Rama nuk ka ende një kandidaturë.

Siç edhe Durrësi, edhe Qazim Sejdini, kryebashkiaku i Elbasanit ka bërë tre mandate, por këtu është gjetur kandidatura.  Gledian Llatja, që mban postin e Prefektit të Qarkut do të mbajë fjalën në Kongres për të shpalosur platformën e tij elektorale.

Konfirmim për kandidim për kryebashkiak të Lezhës ka marrë edhe deputeti Pjerin Ndreu, i cili e ka shfaqur që herët ambicien për të garuar përball Fran Frrokajt.

Platofrmat e tyre, për tu kërkuar qytetarëve një tjetër mandat 4 vjeçar si kryebashkiak,  pritet ti lexojnë në Kongres edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, Sotiraq Filo në Korçë, Dritan Leli në Vlorë dhe Majlinda Bufi në Roskovec.

Tirana do të jetë i vetmi qark, që veç kandidaturës tashmë të rikonfirmuar të Erion Veliajt për një mandate të dytë do të prezantohen edhe  kandidatët për Këshillin Bashkiak.

Ndërkohë veç pikës “Bashkia që duam”, shtylla kryesore të kongresit do të jenë platforma e bashkëqeverisjes, programi për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Edukim Cilësor dhe Punësim për të Rinjtë si dhe Reforma Zgjedhore e Vota e Emigrantëve. Punimet e Kongresit do të hapen me fjalën përshëndetëse të sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla dhe pas prezantimit të kandidatëve për kryebashkiak do të mbajë fjalën kryeministri Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Mesfushori madrilen drejt Manchester Cityt, ja shifra e operacionit
Previous article I VDIQ DJALI, PASTAJ BURRI/ Gjyshja me tre nipër shpërthen në vaj: Ata më shohin në sy, më ndihmoni…

F.autor

Postime të ngjashme

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT