Dy ditë pas vrasjes së 26-vjecarit Jurgen Kurti pranë banesës së tij në kryeqytet, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar 33-vjeçarin Dervis Arapi, djalin e tregtarit të Agim Arapit i vrarë në prill të vitit 2017, ku i dyshuar ishte edhe Jurgen Kurti.
Policia ka referuar vrasjen në prokurori për gjakmarrje, ndërsa Dervis Arapi rezulton në sistemin TIMS se nuk ndodhet në Shqipëri që prej Janarit.
Ende nuk dihen provat që çuan Policinë e Tiranës tek emri i 33-vjeçarit dhe shpalljen e tij në kërkim.