• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E JURGEN KURTIT/ Gazetari “ZBULON VRASËSIT” e tij: U nxorr në pritë…
Home
Breaking News

VRASJA E JURGEN KURTIT/ Gazetari “ZBULON VRASËSIT” e tij: U nxorr në pritë…

19 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas vrasje se djeshme që tronditi kryeqytetin ka patur edhe reagime të shumta në rrjet në lidhje me këtë krim të rëndë edhe për shkak të përsonit i cili gjeti vdekjen, përson i cili ishte përfolur për dy ngjaje të rënda kohë me parë.

Edhe gazetari Denis Dyrnjaja ka reaguar përmes një statusi në facebook për vrasjen e mbrëmshme të 26-vjecarit Jurgen Kurti. Sipas tij vrasësja e vërtetë është “drejtësia e korruptuar”.

Ai bën me faj autoritetet  të cilat nëse do kishin zbatuar ligjin do të shmngnin ngjarjen e mbrëmshmë.

”Jurgeni duhet të ishte dënuar për të paktën një nga ngjarjet e krimit në të cilat ai ishte përfshirë”, shkruan gazetari.

Sipas gazetarit përmes parave Jurgen Kurti ka korruptuar drejtësinë, për të dalë i pafajshëm.

”Drejtësia e korruptuar, e paguar dhe shtrembëruar e nxorri këtë të ri në pritën e hakmarrjes duke i prerë jetën në mes”, shkruan më tej Dyrnjaja.

Ja postimi i plotë i gazetarit:

Një mësim nga një vrasje!

Tirana u trondit mbrëmë nga vrasja e një 26 vjeçari në pragun e shtëpisë së tij. Sapo lexon rreshtat e parë të lajmit, keqardhja është ndjenja që pushton natyrshëm çdo kënd. Pastaj lind kureshtja se kush ishte viktima dhe ndërsa fillon e lexon bëmat e jetës së tij duzimet për keqardhjen nisin e shtohen.

26 vjeçari Jurgen Kurti ishte i famshëm për jetën luksoze, por fama e tij mori një dimension tjetër 3 vjet më parë kur u njoftua se kishte vrarë babain e tij, krim që u pasua nga një tjetër vrasje në Durrës, ku u vra qiramarrësi i dyqani të tij dhe i dyshuari kryesor ishte po ai, por në të dyja rastet i shpëtoi drejtësisë pa dënim.

Mbrëmë rrethanat ishin përmbysur fatalisht për të riun, që e vranë në prag të shtëpisë. Thuhet se e vranë dy persona. Por në fakt vrasësja e vërtetë e tij është “DREJTËSIA E KORRUPTUAR”. Ai nuk do ishte vrarë mbrëmë sikur drejtësia ta dënonte të paktën për njërin nga krimet ku minimalisht ishte pjesëmarrës edhe sikur të mos ishte protagonist sikurse mendohet se ka qenë.

Nëse do të ishte duke vuajtur dënimin në burg kishte të garantuar jetën dhe një mundësi rehabilitimi. Drejtësia e korruptuar, e paguar dhe shtrembëruar e nxorri këtë të ri në pritën e hakmarrjes duke i prerë jetën në mes. Ndaj sot akuza publike për vrasjen e tij shkon për drejtësinë, që me dorezat e korrupsionit merr jo vetëm para, por edhe jetë njerëzish si kjo e këtij 26 vjeçari e shumë të tjerëve si ai!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NGA ROZA TEK..."/ 6 ngjyra trend që Familja Mbretërore i veshi e para
Previous article "NJË RRUGË E DY PUNË"/ "Patoku" e ndjek dhe i gjen 3 kg kanabis fshehur në makinë

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani Aktualitet

SHERR PËR PRONAT/ Arrestohet ish-drejtori i policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren Aktualitet

ZJARR NË HEKAL TË BALLSHIT/ Digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT