• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA QË “KALOI” NË HESHTJE/ Presidenti Meta: Nuk na kanoset asnjë rrezik nga Rusia
Home
Politikë

DEKLARATA QË “KALOI” NË HESHTJE/ Presidenti Meta: Nuk na kanoset asnjë rrezik nga Rusia

18 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta, që shpesh herë është konsideruar si i afërt me influencat ruse në Tiranë, gjatë një dalje të tij publike këtë të hënë, i ka konsideruar qesharake akuzat për ndikimin rus në zhvillimet e fundit politike.

“Nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e së kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë”, tha Meta në deklaratën e tij.

Në fakt, më shumë se politikanët dhe media shqiptare, për rrezikun rus në Ballkan raportojnë Perëndimorët.

Ndoshta presidenti nuk e ka lexuar, por vetëm pak ditë më parë, komandanti i trupave amerikane për Europën tha se Rusia po financon parti radikale në Ballkan, që të minojnë qeveritë aktuale.

Gjenerali Curtis Scaparrotti akuzon Moskën se po financon parti politike në Ballkan për të penguar integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian dhe NATO.

“Ata bëjnë përpjekje për të minuar çdo përparim drejt integrimeve Euro-Atlantike, BE, NATO, etj.

Këtë e bëjnë kryesisht përmes dizinformimit, e bëjnë duke financuar dhe mbështetur parti radikale.

Ata jo domosdoshmërisht përcaktojnë se cilin krah mbajnë.

Rëndësi ka që të minojnë qeverinë aktuale në çdo hap të hedhur përpara. Shohim që ky aktivitet është shtuar gjatë 6 apo 8 muajve të fundit në Ballkan”.

Gjatë një raportimi përpara anëtarëve të Komisionit të Shërbimeve Ushtarake të Dhomës së Ulët të Kongresit Amerikan, gjenerali Scaparrotti paralajmëroi se rusët mund të organizojnë akte dhune në Maqedoninë e Veriut para anëtarësimit të plotë në NATO.

“Hyrja e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO besoj se janë të papranueshme për Rusinë.

Besoj se ata vazhdimisht do të përpiqen të ndërhyjnë në Maqedoninë e Veriut siç bënë me Malin e Zi”.

Moska e ka shprehur hapur qëndrimin kundër anëtarësimit në NATO të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se ka mohuar përfshirjen në tentativën për grusht shteti në Mal të Zi që u zbulua tetorin e vitit 2016.

Disa ditë më parë, edhe kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk ngriti shqetësimin se Rusia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e disa vendeve europiane, përfshirë këtu edhe rastin Brexit. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FQINJA JONË E BUKUR"/ "National Geographic Travel" artikull dedikuar Shqipërisë
Previous article ALFRED PEZA/ Tani po që ka filluar numërimi mbrapsht për opozitën!

F.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT