Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi u kap me një sasi droge, armë dhe kapsolla per lende plasëse.
Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Kir” u arrestua në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.
“Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje”, sqaron policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 4.5 kg kanabis;
– 2 armë zjarri automatike;
– 19 kapsolla per lende plasëse;
– 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
– 10 krehera;
– 77 fishekë;
– 2 radio marrëse e dhënëse.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.


