• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITI SHOKUN 20 HERË ME THIKË/ “Daily mail”: Shqiptari “Tony Montana” akuzon viktimën se donte ta…
Home
Ekskluzive

GODITI SHOKUN 20 HERË ME THIKË/ “Daily mail”: Shqiptari “Tony Montana” akuzon viktimën se donte ta…

18 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Shqiptari i shtuquajtur Tony Montana  është  përsëri në vëmendjen e mediave britanike për shkak të vrasjes së shokut të tij.

Në një artikull të “Daily mail”  shkruhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e shqiptarit  në Britaninë e Madhe, disa ditë më vonë pasi “nxori në dritë” të shkuarën e errët  shqiptarit 41 vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Mane Driza, i cili kishte realizuar edhe 4 vrasje të tjera në Europë, 2 prej të cilave në vendin e origjinës në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan ndër të tjera “Daily mail”: Deklarata e fundit i “Tony Montanës” ka bërë përsëri “zhurmë” pasi ai ka pohuar se vrasja ishte si pasojë e vetëmbrojtjes që ai bëri, pasi Mone, viktima, ishte paguar nga të tjerët për ta vrarë atë.

Driza tha se atë ditë Mone kishte marre me vete një shkop bejsbolli dhe një thikë.

Gjithashtu ai thotë se pa shumë gjak, por nuk mban mend më shumë pasi e humbi kontrollin për veten, por gjithë ideja është se viktima tentoi ta vriste.

Ngjarja e plotë:

Një shqiptar i njohur me pseudonimin  Tony Montana po përballet me një proces gjyqësor në Angli me akuzën se ka vrarë në mënyrë makabre mikun e tij. Vrasja ka ndodhur në 1999.

Mane Driza akuzohet për vrasjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur në veri të Londër, një krim makabër pasi viktima kishte 120 plagë në trup.

Arsyeja e sulmit ka qenë pretendimi i Drizës se miku i tij i kishte vjedhur unazën e martesës.

Ngjarja ka ndodhur në 22 qershor 1999, ku Mone priste të bëhej baba.

Driza, ose “Tony Montana shqiptar”, në atë kohë 21 vjeç, u kishte kërkuar shokëve të punë ti gjenin një thikë, shkruan BBC.

Skena horror

Në atë kohë, Mone po shoqëronte bashkëshorten e tij, 6 muajshe shtatzanë, për kontroll mjekësor në spital. Por sipas kamerave të sigurisë të qytetit, ai u sulmua në Wembley në mënyrë barbare nga miku i tij, shqiptari Driza.

Sipas prokurorisë angleze, në vrasje janë përdorur disa lloj thikash.

Bashkëshortja e viktimës tregoi se kur u gjet trupi pas një dite ajo mundi ta njihte vetëm nga rripi i pantallonave pasi trupi ishte i copëtuar.

Pas ngjarjes, autori fluturoi drejt Italisë për të mbuluar gjurmët.

Arrestimi

Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi. Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se viktima i ishte afruar me një thikë në dorë. Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit.

Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim.

Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës. Ai dhe viktima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria. Në disa raste, Driza ndonjëherë qëndronte edhe në shtëpinë e viktimës. Mane Driza, i cili njihet edhe me emrin Sokol Drenova nga Bishani i Fierit, mohon akuzat për vrasje.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH POLITIKËS/ Hahn: Javë vendimtare, forcat politike të bashkëpunojnë për reformat
Previous article DY HERË BRENDA MUAJIT/ Si e pësoi SHQIPTARI që shiste kokainë, tentoi të hedhë...

k.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT