• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
SKICA DHE PIKTURA NË SHKODËR/ Studiuesja flet për krijimtarinë e piktorit të njohur
Home
Kulturë

SKICA DHE PIKTURA NË SHKODËR/ Studiuesja flet për krijimtarinë e piktorit të njohur

18 March, 2019 enxhi.autor Kulturë

Skicat edhe vizatimet e piktorit të shenjtorëve, Lin Delisë, ekspozohen në Muzeun Dioqezian në Shkodër. Temat që trajton në to piktori, që u arratis nga Shkodra 71 vite më parë, kanë lidhje me Antrodokon e Italisë, qytetin ku jetoi. Në 9 prill do të ekspozohen dhe pikturat e tij në Shkodër
Për të mirëpritur ekspozitën me skica dhe vizatime të Lin Delisë në Shkodër Muzeu Dioqezian ka hapur dyert. Vizatimet e piktorit të njohur që ekspozohen në shtëpinë e tij, kanë në qendër portrete edhe figura të ndryshme, që janë të njohura në qytetin ku Delia jetoi, në Antrodoko të Italisë. Këto vepra ekspozohen për të mbajtur gjallë artin e tij, që është realizuar mes vuajtjeve të mëdha shpirtërore edhe artistike

Suzana Varvarica, studiuese: “Është e vërtetë që për herë të parë vijnë vizatimet dhe skicat e Lind Delisë në Shkodër. Duhet përshëndetur kjo iniciativë, që mban gjallë gjithë kohës krijimtarinë e Lind Delisë, që edhe pse është një piktor me origjinë shqiptare, të gjithë kontributin e tij artistik e ka dhënë në këtë qytezë të vogël. Muzeu e shtrin ekspozimin e veprave të tij në Itali, në Gjermani, në Kroaci, ku Lin Delia ka lëvizur. Janë skica shumë interesante, sepse sjellin figurativisht përpjekjet e Lind Delisë, personazhet e jetës së zakonshme të Antrodokos, një vajzë elegante, burra që qëndrojnë ulur nëpër stolat e këtij vendi etj”.

Vendasit e kësaj qyteze ruajnë emrin dhe veprën e piktorit, duke e bërë atë të njohur në çdo vend, që artisti ka lëvizur

Suzana Varvarica: “Ajo që është shumë e rëndësishme, janë rrugët që bënte Lin Delia nga Antrodoko në Romë, gjatë gjithë kohës në tren ai ka vizituar pa fund. Vendi ku ato janë skicuar janë të ndryshme, deri edhe në biletat e trenit, në bllokun e artistit. Çdo letër që ai kishte apo kur vizatonte portrete të vogla, deri edhe skica të mëdha”.

Për studiuesen Varvarica, krijimtaria e Lin Delisë ka një rëndësi të madhe, jo vetëm për të, si artist, por edhe për Shqipërinë

Suzana Varvarica: “Lin Delia ka një rëndësi shumë të madhe për krijimtarinë e tij, por ka një rëndësi shumë të madhe për krijimtarinë shqiptare. Vjen të ekspozohet në Shqipëri, sepse asnjëherë nuk e ka lënë të anashkaluar temën shqiptare. Në 9 prill do të ekspozohen në Shkodër edhe pikturat e tij, që aktualisht janë në Gorica, e pas Shkodrës, do të ekspozohen në Muzeun e “Lin Delisë” në Andronoko”.

Veprat e Lin Delisë janë të shpërndara në koleksione publike dhe private, në Vatikan, në Romë, në Galerinë e Arteve Moderne në Palermo, në Bazilikën “Santa Maria del popolo” në Romë, dhe në galeri të tjera dhe muze, si ai i “Sant Anna” në Quebec (Kanada). Por çfarë vendi i është dhënë në Shqipëri?

Suzana Kuka Varvarica: “Është shkruar për Lin Delinë, i është dhënë vendi i duhur, por njohja e publikut është e paktë, e cunguar. Për shembull Kodra diti që t’i bëjë një promocion të jashtëzakonshëm vetprës së tij në të gjallë. Ndërsa, për Lin Delinë është një muze shumë interesant. Kjo është një gjë shumë e jashtëzakonshme, sepse flet për pikturën dhe marrëdhënien e tij me vendin. Ai studiohet jo vetëm në shkollat e artit, por edhe në shkollat që bëhet psikologji”.

Piktori i shenjtorëve Lin Delija ndërroi jetë në prill të vitit 1994.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUA TA VRAS VETEN POR S'MUND TË LË..."/ Shqiptarët i bëjnë surprizën e bukur familjes nga Gramshi
Previous article SULMI TERRORIST NË ZELANDËN E RE/ Shtohen kritikat ndaj presidentit Trump

enxhi.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT