• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKOI TË HAPTE FURRËN E BUKËS DHE E QËLLUAN ME ÇIFTE/ Zbardhet plagosja në Kavajë, motivi ishte…
Home
Breaking News

SHKOI TË HAPTE FURRËN E BUKËS DHE E QËLLUAN ME ÇIFTE/ Zbardhet plagosja në Kavajë, motivi ishte…

18 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja pas ngjarjes ne Kavajë, ku një 59-vjeçar, pronar i një furre buke  u plagos me armë gjahu dje në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, në lagjen “Zguraj”, ku i dëmtuari Esat Katorri sapo kishte hapur dyqanin. Autori i dyshuar i ngjarjes është një 26-vjeçar, i cili u vu në pranga nga Policia e Kavajës, vetëm pak kohë pasi kishte plagosur 59-vjeçarin.

Sipas asaj që shkruan Panorama, i dyshuari është Seferjan Troka, ndërsa dyshohet se motivi i krimit është një konflikt i hershëm pronësie mes pronarit të furrës së bukës dhe familjes së autorit. Në momentin kur ndodhi ngjarja, i plagosuri ndodhej në ambientet e brendshme të furrës bashkë me të shoqen dhe po përgatisnin produktet për ditën e premte.

HETIMI

Burime nga grupi hetimor thanë se pasi kanë arrestuar dhe marrë në pyetje autorin e dyshuar të ngjarjes, 26- vjeçarin Seferjan Troka, ky i fundit ka pohuar se ka pasur një konflikt pronësie me shtetasin Esat Katorri.

Sipas tij, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke që 59-vjeçari ia kishte shitur disa kohë më parë, për të cilën kishte pasur probleme. Ai ka thënë se i kishte kërkuar disa herë shpjegime, por nuk kishte gjetur zgjidhje. Për këtë arsye, dje në mëngjes, Troka ka marrë një armë gjahu nga shtëpia dhe është nisur drejt lagjes “Zguraj”, në Kavajë, për të folur për herë të fundit me Esat Katorrin. Dëshmitarët kanë pohuar për Policinë se fillimisht ka pasur një debat me tone të ashpra në ambientet e furrës së bukës dhe më pas 26-vjeçari ka qëlluar e është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar në spital me automjete të rastit. Një i afërm i të plagosurit, i cili shkoi në dyqanin e Katorrit pasi ndodhi ngjarja, është shprehur se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt që ai mund të ketë pasur.

“Unë kam ardhur shumë vonë këtu, pas orës 07:00, pasi isha nisur për në punë. Takova një të njohur në rrugë dhe më tha se Esatin e kishin qëlluar me çifte. Mora çelësin që t’i hapja furrën Esatit, që të mos i prishej brumi që kishin zënë për bukën, pasi me sa di unë do ketë qenë edhe e shoqja këtu, pasi e hapnin furrën bashkë. Në dijeninë time, ai nuk ka pasur konflikte me njeri dhe nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur”, shprehet i afërmi i të plagosurit.

Autori i krimit u arrestua vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes dhe sipas Policisë, akuzohet për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë.

Djali i të plagosurit u arrestua në 2014-ën

Më 9 janar të vitit 2014 është arrestuar në Kavajë djali i Esat Katorrit, pronarit të furrës së bukës që u plagos dje. Djali i tij, Artes Katorri, në atë kohë 23 vjeç, u prangos pasi dyshohej për vrasje të mbetur në tentativë.

“Ky ndalim u bë në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Kavajës, pasi Artes Katorri dyshohet për veprat penale ‘Vrasje në rrethana rënduese mbetur në tentativë’, ‘Mbajtja pa leje e armëve të gjahut’, ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘Kultivimi i lëndëve narkotike’”, shprehej zyrtarisht Policia në atë kohë.

Katorri i kishte shpëtuar operacionit të koduar “Nata”, më pak se një muaj para se të arrestohej. Ky operacion ishte zhvilluar në fund të vitit 2013, ku ishin arrestuar 10 persona. Ndërsa Artes Katorri kishte qëlluar ndaj Policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vuçiç: Kosova nuk është sot në OKB, falë meje dhe tre të tjerëve
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ E hënë, 18 mars: Kthjellime e vranësira dominojnë gjatë...

k.autor

Postime të ngjashme

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor Breaking News

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

AKSIDENT I RËNDË PRANË SYRIT TË KALTËR/ Dy persona rrëzohen me motor në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË PRANË SYRIT TË KALTËR/ Dy persona rrëzohen me motor në humnerë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja sa do jenë temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT