Partizani dhe Teuta, luajnë mes tyre, takimin e fundit të javës së 25-të në Superiore, në një sfidë që do luhet me tifozë në “Selman Stërmasi”, pas pagimit të gjysmës së dënimit nga klubi i kuq.
Pas humbjes së Kukësit, ekipi i Gegës do të kërkojë patjetër një fitore, për të vrarë kampionatin, ndërkohë që nga ana tjetër, Teuta e Shkëmbit vjen në Tiranë, për objektivat e saj, i cili këtë takim është… fitorja.
Bie në sy rikthimi tek Partizani në formacionin titullar, të mesfushorit Ardit Hila, ndërkohë që Mensah luan në vendin e Bardhit, pasi ky i fundit ka një tërheqje.
Në këtë takim, vihet re prezenca në tribunë edhe e dy lojtarëve të Kamzës, Bruno Arrabal dhe Martinenës.
LIVE | Partizani-Teuta 0-0
KOMENTI LIVE
1′
FORMACIONET
Partizani: Hoxha, Atanda, Rexhepi, Belica, Trashi, Ibrahimi, Telushi, Mala, Asani, Hila, Mensah. Trajner: Skënder Gega
Teuta: Hidi, Arapi, Avdyli, Bushic, Gashi, Hakaj, Kallaku, Osmani, Progni, Sidibe, Traore. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Gernat Qirici, Denis Agaraj; Gjyqtarë linje: Ardian Beqiri; Kreshnik Cjapi



