• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA TEK LIQENI I TIRANËS/ Pjesë nga dëshmia e të arrestuarit: Haxhiu e goditi i pari kur…
Home
Breaking News

VRASJA TEK LIQENI I TIRANËS/ Pjesë nga dëshmia e të arrestuarit: Haxhiu e goditi i pari kur…

17 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dëshmia e Myftar Pashës, të arrestuarit për vrasjen e 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi.

Myftar Pasha, mik me autorin e vrasjes Islam Myrtaj, akuzohet për moskallëzim krimi, ndërkohë që në polici ka dëshmuar se ka qenë me autorin në momentin e vrasjes.

“Islam Myrtajn e kam shok dhe komshi. Te shtunën pasdite me mori ne telefon me pyeti ku je. I thashë po dal nga liqeni dhe ai erdhi me shoqëroi. Ishim duke ecur te dy kur përballë pame Haxhi Baçinozin me te birin. Islami me tha “boo kush duron kete, do me kujtoje leket”.

Kur Haxhiu u afrua e ofendoi Islamin rende dhe e goditi. U perleshen te 2 dhe pastaj Islami nxori pistoleten dhe qelloi 4 ose 5 here. Sapo qelloi Islami u drejtua drejt kodrës. Ndodhi shume shpejt. Unë nuk kisha dijeni qe Islami kishte arme dhe qe do e vriste. U tremba shume dhe shkova direkt në shtëpi. Sot u qetësova dhe mora kontakt me policinë”, thuhet në dëshminë e Pashës të siguruar nga BalkanWeb.

Kujtojmë se vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:15 pranë një shkolle private, ndërkohë që 62-vjeçari Haxhi Baçinozi ka qenë duke vrapuar me djalin e tij 14-vjeçar.

Sipas burimeve nga policia shkaku që çoi në vrasjen e 62-vjeçarit ishte një borxh i pashlyer i viktimës ndaj autorit.

Po ashtu bëhet e ditur se ka qenë djali i 62-vjeçarit i cili ka identifikuar menjëherë autorin.

Dinamika e ngjarjes:

Atentati ka ndodhur rreth orës 18:15 pranë një shkolle private, ndërkohë që 62-vjeçari Haxhi Baxhinovski ka qenë duke vrapuar me djalin e tij 14-vjeçar.

Dy persona të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj janë afruar me motor dhe kanë qëlluar 5 herë, por vetëm tre prej plumbave kanë kapur trupin e viktimës.

62-vjeçari është dërguar me shenja jete në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se ashtu si viktima edhe dy autorët ishin me origjinë nga Fieri, ndërsa djali i mitur i Baxhinovskit ka mundur të identifikojë dy atentatorët si shtetasit me iniciale I.M. dhe I.H.

Gjithashtu është bërë e ditur se viktima është ish i përndjekur politik për agjitacion dhe propagandë, por vitet e fundit ishte shpërblyer nga shteti.

62-vjeçari jetonte prej disa vitesh në Tiranë dhe nuk njihej si një person problematik, ndërkohë dyshohet që shkak i atentatit të ketë qenë një konflikt i ndodhur gjatë kohëve të fundit.

Dyshohet se pas vrasjes autorët janë larguar me motor drejt Saukut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT NIKOLLA/ Protestat në Shqipëri, mes realitetit dhe medias
Previous article LIVE/ Partizani-Teuta, “Demat” duan të vrasin kampionatin. Durrsakët vijnë vetëm për fitore

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT