• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Home
Politikë

SHËRBIMI FAST TRACK/ Gjonaj vizitë pune në qarkun e Korçës: Qytetarët marrin 9 shërbime në vetëm 24 orë

17 March, 2019 F.autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, e shoqëruar nga Drejtorët e Përgjithshëm të Hipotekës, ALUIZNI-t dhe Burgjeve, zhvilloi një vizitë pune në Qarkun e Korçës në agjencitë e varësisë.

Për herë të parë në ZVRPP e Korçës, u prezantua shërbimi Fast Track, i cili në Tiranë ofrohet prej disa muajsh dhe ka rezultuar model suksesi. Me Fast Track, qytetarët marrin 9 shërbime në vetëm 24 orë. Fast Track, ka sjellë një revolucion të vërtetë në ZVRPP e vendit, ku qytetarët pa humbur kohë dhe pa kurrëfarë burokracie, përfitojnë shërbime cilësore, e çfarë është më e rëndesishmja, nuk ka më asnjë hapësirë për korrupsion, thekson Gjonaj.
Ndërkohë, vlerësoi edhe punën e ZVRPP Korçë, ku gjatë vitit 2018 trajtoi një numër rekord çertifikatash pronësie, rreth 90% të lejeve të legalizimit që ju përcollën nga ALUIZNI.

Më pas, ministrja Gjonaj e shqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, zhvilloi një analizë pune në zyrën vendore të ALUIZNI-t Korçë. Gjonaj theksoi se detyra e personelit është t’u shërbejnë në kohë dhe me cilësi qytetarëve, dhe ky duhet të jetë fokusi primar i të gjitha agjencive të varësisë.

Në fund, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi edhe një vizitë blic në IEVP Drenovë, pas shkarkimit të drejtorit, i cili lëshoi një raport për sjellje pozitive të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjenerari.
Ministrja tha se shkelje të tilla jo vetëm nuk do të tolerohen, por do të vlejnë si shembull për drejtuesit e tjerë. “Nuk do të tolerojmë askënd që shkel ligjin”, shprehet Gjonaj.

Së fundmi, u diskutuan edhe çështje të tjera si rritja e sigurisë në sistemin penitenciar dhe rritja e profesionalizmit të punonjësve në burgje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BREXIT/ Theresa May heq dorë nga votimi i tretë i marrëveshjes
Previous article BARAZIM PA GOLA/ Starova e nis me një pikë aventurën e re me Laçin

F.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën Breaking News

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT