Flamurtari dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë, në ndeshjen e luajtur mes tyre. Një barazim pa gola dhe një lojë shumë e fortë ishte korniza e asaj që ndodhi në Laç.
Një pjesë e parë në gjumë për të dyja skudrat. Laçi ishte ai që donte t’i jepte pak ritëm lojës, por pa rezultat. Pjesa e dytë nisi më vrullshëm, me Flamurtarin në sulm. Kurbinasit fituan metra dhe drejt fundit i kanë futur vlonjatët në zonë.
Ekipet kanë marrë nga një pikë në “luftën” mes tyre. Laçi kështu mbetet në vendin e pesët me 37 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e gjashtë me 35 pikë, vlonjatët mund ta quajnë këtë rezultat të kënaqshëm, pasi Tirana ka humbur nga Kastrioti.

