Laçi dhe Flamurtari përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 25-të të kampionatit. Starova debuton në krye të kurbinasve pas largimit të Prengës.
Nga ana tjetër vlonjatët, kërkojnë pikë të vlefshme ndaj një rivali direkt për Europën, edhe pse statistikat i ka kundër në Laç. Daja do të ketë mungesë Bathën për shkak kartonësh, ndërsa Starova me vetëm 2 ditë në dispozicion, pritet të ndryshojë sistemin e lojës.
LIVE/ LAÇi-FLAMURTARI 0-0
KOMENTI
63′ Rast i rrezikshëm për Laçin, Flamurtari shpëton falë Koliçit.
62′ Mane godet me kokë pas krosit të Shtubinës, por ishte pozicion jashtë loje.
60′ Sefgini kroson në zonë, Toro godet me kokë, por topi shkon mbi traun e portës vlonjate.
57′ Eler godet për Laçin, por topi ndalet te Koliçi. Flamurtari niset në kundërsulm, Ribaj gjen një supergjuajtjen, por topi shkon mbi traun e portës.
53′ Kale jep një top shumë të bukur në zonë, Ribaj nxitohet dhe godet me të majtën mbi portierin.
51′ Rrapaj bën një sprint të fortë në krahun e djathtë, kroson në zonë, por topi largohet nga mbrojtja kurbinase.
49′ Daja trazon kartat me lojtarët që ka në fushë. Ndryshon vendin e Mustës me Ribajn dhe lë Kalen pas Sukajit.
48′ Kale mbetet i dëmtuar. Lojë shumë e fortë nga Laçi.
46′ Starton pjesa e dytë.

