• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKEMA E “FAJDEXHINJVE”/ Çfarë ndodhi në gjykatë me 12 të arrestuarit. Si djemtë e ish-prefektit arritën në 13 milion euro boxhe
Home
Breaking News

SKEMA E “FAJDEXHINJVE”/ Çfarë ndodhi në gjykatë me 12 të arrestuarit. Si djemtë e ish-prefektit arritën në 13 milion euro boxhe

17 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lihen në burg 12 personat e arrestuar për dhënie parash me fajde. Nën masa të rrepta sigurie, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën “Arrest me burg” për të arrestuarit e operacionit “Maranaj”.

 Të dyshuar për dhënie huaje në mënyrë të jashtëligjshme, asnjë prej të arrestuarve nuk u lirua në një seancë maratonë, që zgjati për afro 9 orë. Kështu, në “Arrest me burg” u lanë: Byrhan Alija, 61 vjeç, Edi Memçaj 33 vjeç, Adri Bala 22 vjeç, Artan Dragani, ish-kancelar në Gjykatën e Shkodrës 39 vjeç, Marjan Bregu 31 vjeç, Vinko Nikprelaj, 37 vjeç, Eduart Fusha 38 vjeç, Elidon Qerimaj 41 vjeç, Pashko Vuksanelaj, 54 vjeç, Lul Sylja 48 vjeç, Naim Ahmetaj, 52 vjeç dhe Ilir Sokol,i 38 vjeç, ish-kreu i Drejtorisë së Patentave në Shkodër.  Në hetim, në gjendje të lirë janë një notere dhe një punonjës Policie.

SEANCA

Menjëherë pas rikonfirmimit të vendimit të mëparshëm që Gjykata kishte marrë në mungesë për 12 të arrestuarit, familjarët e tyre nuk u pajtuan me këtë vendim, duke protestuar përpara Gjykatës. Ata kundërshtuan me forcë vendimin, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të papranueshëm për të afërmit e tyre.

Gjatë gjithë ditës, familjarët qëndruan përpara godinës së Gjykatës, duke pritur lirimin e të arrestuarve. Vendimi i Shkallës së Parë për t’i lënë në “arrest me burg” acaroi pjesën më të madhe të tyre, të cilët e kundërshtuan. Kjo seancë maratonë u zhvillua me dyer të mbyllura, duke mos lejuar as familjarët që të futen brenda dhe as mediat. Një skandal ky, që vijon të përsëritet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, ku askush nuk lejohet në seanca gjyqesh dhe gjithçka vendoset pas dyerve të mbyllura. Kjo seancë 9-orëshe është ndërprerë disa herë.

Ilir Sokoli
Ilir Sokoli

Fillimisht, ka pasur një ndërprerje për shkak se avokatët mbrojtës nuk ishin njohur me aktet. Pas rreth një orë, seanca rinisi teksa të 12 të arrestuarit kanë qenë së bashku në këtë rivlerësim mase sigurie. Pjesa më e madhe e personave të arrestuar, por edhe avokatët mbrojtës të tyre, kanë deklaruar në sallën e gjyqit se ata kanë i kanë dhënë para hua me përqindje ose me fajde djemve të ish-prefektit Paulin Radovani, por ia kanë dhënë për t’i ndihmuar për shkak të marrëdhënieve shoqërore, miqësore dhe ka prej atyre që kanë pasur marrëdhënie edhe familjare.

Të arrestuarit kanë deklaruar se kanë qenë vetë djemtë e ish-prefektit që i kanë kërkuar para, duke i thënë se do t’ia kthenin sërish mbrapsht nisur nga biznesi që kishin. Sipas të arrestuarve, ish-prefekti ka regjistruar bisedat telefonike dhe ambientale te fabrika e tij vetëm me këta persona, që më pas janë arrestuar dhe jo me të tjerë, që po ashtu djemtë e Radovanit u kanë borxhe apo fajde. Asnjë prej të arrestuarve nuk kanë pranuar se e kanë kërcënuar ish-prefektin Radovani apo djemtë e tij, por janë shprehur se vetëm i kanë ndihmuar brenda mundësive që kanë pasur, madje disa kanë pretenduar se kanë menduar të shesin shtëpinë apo pronat për t’i ardhur në ndihmë. Tashmë, pas vendimit “Arrest me burg” për 12 të arrestuarit pritet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkodër.

BORXHI

Artan Dragani
Artan Dragani

Familja Radovani dyshohet për një borxh që shkon 13 milionë euro. Djemtë e ish-prefektit Radovani dhe vetë ish-prefekti dyshohet se në total kanë borxh një shumë të konsiderueshme, gjë e cila solli dhe rrënimin e biznesit të tyre në fasoneri. Kjo shumë marramendëse parash është siguruar, duke i marrë borxh te persona të ndryshëm, biznesmenë, por edhe të tjerë që kanë potenciale ekonomike të mëdha. Duke shfrytëzuar njohuritë, marrëdhëniet shoqërore apo reputacionin që kanë pasur si familje, kanë shkuar në vende të ndryshme duke kërkuar para borxh, shumë e cila mendohet se shkon në 13 milionë euro në total. Të paktën 10 milionë euro mendohet se nuk janë shlyer ende nga djemtë dhe ish-prefekti Radovani, duke sjellë edhe këtë situatë të fundit të përgjimeve.

HETIMET

Hetimet për zbulimin e grupit të fajdexhinjve në Shkodër kanë nisur në janar pas denoncimit të bërë nga ishprefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani. Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak ishte për shumë vite me radhë edhe një biznesmen i njohur në Shkodër, sipërmarrës në fushën e fasonerisë. Në gjithë këto vite erdhi duke përforcuar biznesin e tij, derisa prej 2-3 vitesh nisi një histori e paparashikuar. Dy djemtë e tij, njëri prej të cilëve anëtar në Këshillin aktual të Bashkisë Shkodër, Elton Radovani, si shkak i vesit të kumarit, nisën duke marrë hua shuma të mëdha parash te persona të ndryshëm në Shkodër, të cilët ia lëshonin me një përqindje që varionte nga 3-20%, siç bën të ditur Prokuroria e Shkodrës.

Këto fajde bënë që ish-prefekti të nisë dhe të shesë disa prej pronave të tij për kthimin e parave. Disa i shiti brenda një kohe të shpejtë, ndërsa disa prona të tjera ia morën fajdexhinjtë, duke qenë se nuk kishte shlyer tek ata borxhet që kishte. Disa të tjerëve nuk arriti që t’ia shlyente fajdet dhe kështu nisën që t’i bënin edhe presione. Në një moment, ishprefekti edhe është goditur teksa ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij, ndërsa mësohet se ka dy urdhra mbrojtjeje nga Gjykata, pikërisht për shkak të këtyre problemeve. Dy djemtë e ish-prefektit kohët e fundit janë arratisur jashtë Shqipërisë për t’i shpëtuar përndjekjes nga fajdexhinjtë, ndërsa vetë ish-prefekti mësohet se ndodhet ende në Shkodër./PANORAMA

ARREST ME BURG
Byrhan Alija, 61 vjeç, nga Shkodra
Edi Memçaj, 33 vjeç, nga Shkodra
Adri Bala, 22 vjeç nga Shkodra
Artan Dragani, 39 vjeç nga Shkodra, ish-kancelar në
Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër
Marjan Bregu, 31 vjeç, nga Shkodra
Vinko Nikprelaj, 37 vjeç, lindur në Podgoricë dhe
banues në Shkodër
Eduard Fusha, 38 vjeç, nga Shkodra
Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
Pashko Vuksanelaj, 54 vjeç, nga Shkodra
Lul Sylja, 48 vjeç, nga Shkodra
Naim Ahmetaj, 52 vjeç, lindur në Pukë dhe
banues në Tiranë
Ilir Sokoli, ish-drejtor i Patentave në Shkodër

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS HUMBJES SË PARË NDAJ GENOAS/ Allegri: Kjo humbje do të na bëjë mirë, duhet të mendojmë se...
Previous article LIVE/ Laçi-Flamurtari, Raste të shumta në Laç. Sfida merr “zjarrë”

F.autor

Postime të ngjashme

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador Aktualitet

50 TON KOKAINË TË SEKUESTRUARA/ Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT