Laçi dhe Flamurtari përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 25-të të kampionatit. Starova debuton në krye të kurbinasve pas largimit të Prengës.
Nga ana tjetër vlonjatët, kërkojnë pikë të vlefshme ndaj një rivali direkt për Europën, edhe pse statistikat i ka kundër në Laç. Daja do të ketë mungesë Bathën për shkak kartonësh, ndërsa Starova me vetëm 2 ditë në dispozicion, pritet të ndryshojë sistemin e lojës.
LIVE/ LAÇi-FLAMURTARI 0-0
KOMENTI
12’ Shtubina pretendon për një penallti pas një pengimi në zonë nga Kotobelli. Nuk është i këtij mendimi Koçi.
10’ Ekipet po studiojnë njëra tjetrën. Shumë duele në mesfushë dhe asnjë ngacmim në portat respektive.
4’ Goditja e parë nga këndi i përket vendasve, megjithëse nuk sjell asnjë rrezik për Flamurtarin. Në këtë start Laçi ka epërsi territoriale ndaj vlonjatëve.
1′ Nis sfida.

