Kastrioti dhe Tirana përballen ditën e sotme në orën 14:00 në Fushë-Krujë në kuadër të javës së 25-të të kampionatit. Bardheblutë i janë larguar zonës së ftohtë dhe tani hedhin sytë sipër nga renditja.
Ndërkohë, krutanët kërkojnë mos të jenë ata ekipi që do të ndjekin Kamzën një kategori më poshtë.
LIVE | Kastrioti-Tirana 0-0
KOMENTI LIVE
15’ Tek Tirana e kanë të pamundur ta qetësojnë Majkëll Ngo. Trajneri Mema kryen ndërrimin e parë. Nxjerr anglezin nga fusha, dhe fut Grent Halilin.
14’ Goditje dënimi për Kastriotin. Ndreca godet tokazi, por shumë jashtë kuadratit.
8’ E pamundur të qetësohet Majkëll Ngo. Mema e thërret në vijën anësore, për ta qetësuar.
6’ Tension mes Majkëll Ngo dhe Ymerajt. Shtyn Ymerajn, dhe ky i fundit hidhet. Më pas, kapet edhe me Çelën anglezi. Kryesori Sokoli, kalon gjithçka me një këshillim për futbollistët e dy kampeve.
4’ Ndërhyrje e ashpër nga Maveje ndaj Ymerajt. Arbitri nuk e fal, dhe menjëherë karton i verdhë.
2’ Top i bukur nga Julian Shehu për Kalanë në mes të mbrojtjes, ky i fundit lë me takë mbrapa. por mbull ekipi i Tiranës.
1’ Goditja e parë e sfidës. Ndreca gjuan nga jashtë zone, por pa shënjestrën e duhur.
1′ Nis takimi në Fushë-Krujë, me bardheblutë që luajnë topin e parë.


