Kastrioti dhe Tirana do të përballen ditën e sotme në orën 14:00 në Fushë-Krujë në kuadër të javës së 25-të të kampionatit. Bardheblutë i janë larguar zonës së ftohtë dhe tani hedhin sytë sipër nga renditja.
Ndërkohë, krutanët kërkojnë mos të jenë ata ekipi që do të ndjekin Kamzën një kategori më poshtë. Teknikët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare:
KASTRIOTI-TIRANA 14:00
Kastrioti: Çekrezi, Çela, Bojom, Husein, Ndreca, Kalaja, Ymeraj, Shehu, Marku, Roxher, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli
Tirana: Abibi, Imami, Kërçiku, Atinga, Hoxhallari, Karabeci, Doka, Hasani, Maveje, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Rejdi Avdo, Renato Malaj, Olsid Ferataj



