“Për mua ka qenë më e lehtë ta shijoja një ndeshje derbi si futbollist se sa si tifoz. Kur hyja në “San Siro” më dukej sikur përpara meje ishte një femër e bukur”. Kështu ka deklaruar sot ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, një nga idhujt e tifozerisë zikaltër. Ai shprehet se në këtë ndeshje nuk ka kurrë favoritë, por në fund shprehet se Interi mund ta fitojë sfidën.
“Në fushë çdo gjë shumëzohet me zero. Për ne interistët fanella zikaltër është si një armaturë. Në të tilla ndeshje, një ekip që ka grupin si armën më të fortë arrin të triumfojë. Në fushë duhet të luajnë lojtarët me k**e. Duke parë renditjen, si të klasifikohesh në vendin e tretë ashtu dhe në atë të katërt është e njëjta gjë. Të dyja ekipet shkojnë në Champions”, tha Materazzi.
“Unë mendoj se Interi do të fitojë 2-1. Golat për skuadrën zikaltër do t’i shënojnë Politano dhe Skriniar. Icardi? Nuk i di dinamikat e kësaj situate që është krijuar tek Interi. Por për të mirën e të gjithëve dhe duke parë atë që ai lojtar ka dhënë prë këtë ekip është mirë që të rikthehet, të shënojë dhe ta çojë Interin aty ku e meriton të jetë. Më pas, në fund të sezonti të zgjidhin ngërçin”, tha Materazzi.

