• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I RREZIKOHET MANDATI/ Ylli Shehu shfaqet në Londër, fjalim tek Partia Laburiste
Home
Politikë

I RREZIKOHET MANDATI/ Ylli Shehu shfaqet në Londër, fjalim tek Partia Laburiste

16 March, 2019 k.autor Politikë

Ai rrezikon mandatin e deputetit për shkak të një dënimi të pa deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Vetë Shehu e konsideroi këtë një sulm nga  LSI-ja, si një formë për të dekurajuar kolegët e tjerë që kanë ndërmend të pranojnë mandatin.

Deputeti i LSI-së Ylli Shehu i cili u betua para dy javësh, duke thyer urdhrin e LSI e duke pranuar mandatin, mund ta humbasë atë për shkak të një gjobe të pa deklaruar. Mirëpo, duket se publikimet e fundit nuk e kanë ndryshuar axhendën e tij.

Ylli Shehu ka qenë sot në Londër ku është takuar me përfaqësues të Partisë Laburiste në Londër për multikulturalizmin ku ka mbajtur edhe një fjalim.

Fjala e plotë e deputetit Shehu në takimin e Partisë Laburiste: 

Mirembrema zonja dhe zoterinj,

Unë jam Ylli Shehu deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Doja të filloja duke falënderuar kryetarin e panelit, Deputetin Keith Vaz, për ftesen në Leicester me rastin e këtij takimi shumë të rëndësishëm.

Dëshiroj gjithashtu të falënderoj anëtarët e panelit dhe kreun e Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn.

Më lejoni gjithashtu të filloj duke shprehur keqardhjen per vdekjen e tmerrshme të 49 personave në Zelandën e Re.

Kjo tregon se sa e rëndësishme është që komunitetet të punojnë së bashku, të luten së bashku dhe të qëndrojnë së bashku në kohë krizash.

Zemrat e shqiptareve jane me te gjithe familjet e viktimave dhe te gjithe ju qe po vuani nga kjo ngjarje.

Kjo sallë është pasqyra më e plotë e diversitetit, ku të qënit të ndryshëm dhe të barabartë, ju bën ju më të fortë dhe shoqërinë tuaj një pikë referimi.

Në emër të popullit shqiptar, unë dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për bujarinë e shtetit e shoqërisë suaj për hapjen e dyerve tuaj për mijëra shqiptarë që kanë ardhur këtu qe pas viteve 90.

Ata jane integruar e kane begatuar fale politikave tuaja kurajoze dhe perfshirese. Shqiperia ju eshte perjete mirenjohese.

Shqiperia momentalisht po kalon nji kohe tranzicioni.
Por ndajme me ju ne Mbreterine e Bashkuar lidhje te përbashkëta të miqësisë.

Ne duam të sigurohemi që të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe t’i forcojmë këto lidhje mes vendeve tona.

Unë dua të fokusohem tek sistemi yne arsimor, në veçanti, të zhvillojnë lidhje të forta miqësie midis vendeve tona.

Dhe shpresoj se do të jem në gjendje të kthehem në
Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen dhe ta ndaj këtë ngrohtësi mes të dy palëve.

Faleminderit shumë për ftesën time dhe mezi pres që të vazhdoj të takohem me ju të gjithë dhe të ndajme qëllimet tona të përbashkëta.

Dhe nese ende nuk e keni vizituar Shqiperine, ju rekomandoj ta bejeni kete vere!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKA NGA LARGMIMI ME "PARAMETRA ZERO"/ PSG heq dorë nga sulmuesi i rekordeve, ja ofertat që pret
Previous article I NGELI "FIKSIM"/ Si e kërcënon Paloka efektivin e policisë: Do të të gjej (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT