Gjykata e Pordenones në Itali po shkollohet. Në një rast divorci mes dy grave të bashkuara në martesë, ka njohur të drejtën për pagesë mujore në favor të ‘bashkëshortes më të dobët’.
Në vendimin e gjykatës, kryesuar nga gjykatësi Gaetano Appierto, lexohet se është ‘me shumë mundësi që gjatë bashkëjetesës, e cila e ka nisjen në vjeshtë të 2013-s, janë marrë vendime nga gruaja me ekonomi më të dobët, përsa i përket transferimit të vendbanimit të çiftit dhe aktivitetit të punës, detajuar jo vetëm nga komoditeti më i madh i vendit të punës, në krahasim me vendbanimin (Pordenone në vend të Venecias), por edhe nga nevoja për të kultivuar sa më mirë marrëdhënien dhe për të kaluar sa më shumë kohë me partneren, duke mos humbur kohë me orët që nevojiten për transferimin dy herë në ditë”. Çeku i mbajtjes do jetë 350 euro në muaj në ngarkim të partneres me fuqi më të mëdha ekonomike, e cila ende shfrytëzon vendbanimin që kishte gjatë martesës me ish-partneren.
Sigurisht, nuk mund të mungonin reagimet lidhur me këtë ‘seancë historike’.
“Më bëhet qejfi, që, për herë të parë, një gjykatë ka aplikuar ligjin mbi Bashkimet Civile edhe në raste të ndarjeve, duke i njohur të drejtën e mbajtjes ekonomikisht të partneres më të dobët.” Deklaroi Monica Cirinna’, senator e Partisë Demokratike Italiane dhe relatore e ligjit mbi Bashkimet Civile.


