Mbaroi “Kënga Magjike” po s`mbarojnë lajmet për të. Me Arditin bashkëprezantuan edhe Nevin Shtylla dhe Arjola Shehu, figurat e reja të Klanit. Ato ndryshuan edhe mendësinë që ishte krijuar për vajzat që prezantonin këtë festival, që më shumë se për të folur ishin për të zbukuruar skenën. Këtë vit ishte ndryshe. Të dyja të zonjat. Nevin drejton “Jo vetëm modë”, diçka që i ishte besuar prej vitesh Floriana Garos, kurse Arjola në “Kush vjen për drekë”, ndërkohë që të ftuarit gatuajnë, i bën ato pyetjet pikante. Shumë e zonja Arjola dhe askush s`mund t`ia hajë hakun, ama qenka dhe pak kushërira e Arditit. Nga e morëm vesh ne? Nga spiuni më i madh i ditëve të sotme, Instagrami. Në një foto nga festivali, motra e Arditit, Anila, i shkruan Arjolës: “Shkëlqen fisi”. Kjo e fundit ia kthen: “E kemi në gjak, haha. Të përqafoj fort Ani!”. Dhe në foton ku po bëhen komentet, janë Arjola dhe Arditi. Pra qenkan fis e gjak. Dhe s`ka asgjë të keqe.
Po gjithsesi, për të mësuar diçka më shumë, ne kontaktuam Arjolën. Jo që ditën që pamë komentin. E lamë të përfundonte finalja. Një ditë pas saj i kemi shkruar, e kemi telefonuar por nuk është përgjigjur.
Kur kushërira është e talentuar dhe e zonja, përse të mos bashkëpunosh me të? Vetëm se Arditi na mërziti pak. Ai bëri sikur s`e njihte fare mamanë e saj kur e ftoi në “Ka një mesazh për ty”, për t`i propozuar Arjolës për bashkëprezantim. Po sa të thella paskan qenë këto punë…




