• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROJEKTLIGJI/ Ndryshojnë rregullat për fondet private të investimeve
Home
Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Ndryshojnë rregullat për fondet private të investimeve

16 March, 2019 k.autor Ekonomi

Fondet e investimeve janë sipërmarrje të investimeve kolektive, të themeluara si fond kontraktor me objekt të vetëm sigurimin e kapitalit nga investitorët dhe investimin e këtij kapitali në lloje të ndryshme investimesh, sipas një politike, me qëllim realzimin e përfitimeve për mbajtësitekuotave të fondit të investimeve. Në Shqipëri kjo pjesë e rëndësishme e tregjeve financiare të gjithë botës është pak ose aspak e njohur, ndonëse në vendet e tjera nëpërmjet tyre realizohen investime gjigande private në ekonomi. Por, me krijimin edhe të bursës së parë private në vend, duket se kërkesë e kohës është përcaktimi i një kuadri të saktë ligjor, për të shmangur evazionin apo pastrimin e parave të kriminalitetit ose korrupsionit.

Për këtë qëllim, ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një draft ligjor, që do të diskutohet me grupet e interesit, para se të shkojë për miratim në qeveri dhe ën Kuvend.

Format

Sipërmarrja e investimeve kolektive e themeluar në Republikën e Shqipërisë krijohet si: fond investimesh; ose shoqëri aksionare (shoqëri investimi); ose shoqëri komandite (“shoqëri komandite e sipërmarrjes së investimeve kolektive”).

Fondi i investimeve i themeluar në Republikën e Shqipërisë krijohet si sipërmarrje me pjesëmarrje të hapur; ose sipërmarrje me intervale; ose sipërmarrje me pjesëmarrje të mbyllur. Në rastin e pjesëmarrjes së hapur për publikun, kemi të bëjmë me sipërmarrje investimesh kolektive me ofertë publike; ose sipërmarrje investimeve kolektive me ofertë publike në tituj të transferueshëm.

Sipërmarrja e investimeve kolektive mund të jetë edhe sipërmarrje e veçantë;ose sipërmarrja ombrellë.

Sipërmarrja e investimeve kolektive nuk ofron garanci apo siguri të çfarëdo lloji lidhur me ecurinë e të ardhurave apo të kapitalit. Sa i takon pronësisë, pronësia e aktiveve të sipërmarrjes së investimeve kolektive ose nënfondeve u takon mbajtësve të pjesëmarrjeve në këtë sipërmarrje ose nënfond dhe jo shoqërisë administruese të sipërmarrjes, depozitarit apo depozitarit të fondeve të investimeve alternative të sipërmarrjes ose nënfondit përveç detyrimit që sipërmarrja ose nënfondi ka kundrejt këtyre subjekteve.

Përjashtime

Nuk quhen sipërmarrje investimesh kolektive subjekte, veprimtaritë ose strukturat e mëposhtme të organizimit: veprimtaria që kryhet nga një person e cila nuk është veprimtari tregtare; struktura organizimi, ku secili pjesëmarrës kryen veprimtari tregtare që nuk ka lidhje me tregtimin, organizimin e tregtimeve, administrimin ose këshillimin për letrat me vlerë ose investimet dhe bëhet pjesë e organizimit për qëllime tregtare që lidhen me këtë veprimtari tregtare; struktura organizimi ku secili pjesëmarrës është shoqëri tregtare e të njëjtit grup ku bën pjesëshoqëria administruese e sipërmarrjes; shoqëritë holding; struktura organizimi ku secili prej pjesëmarrësve është punonjës pa pagesë ose ish-punonjës, ose bashkëshorti/bashkëshortja, vejani/vejusha, fëmija/thjeshtri/thjeshtra nën moshën 18 vjeç e punonjësit ose ish-punonjësit në fjalë të një shoqërie në të njëjtin grup ku bën pjesë shoqëria administruese; dhe pasuria e strukturës së organizimit përbëhet nga  aksione ose kuota, obligacione, aksione hua ose instrumente të tjera që krijojnë ose konfirmojnë borxh ose vërtetime ose certifikata që japin të drejta në lidhje me këto investime, ku në çdo rast investimi është investim në grup ose indiidual në këtë grup.

Po kështu janë të përjashtuara nga ky draft ato struktura organizimi me marrëveshje franshize, në bazë të së cilës personi përfiton fitime ose të ardhura nga shfrytëzimi i së drejtës së përdorimit të një emri ose skemë tregtare apo pasure tjetër intelektuale ose të reputacionit të mirë që lidhet me të, sipas marrëveshjes në fjalë; veprimtaria qëllimi kryesor i së cilës është mundësimi i personave pjesëmarrës të shfrytëzojnënjë pasuri të caktuar ose mundësimin ekalimit të së drejtës për shfrytëzim të kësaj pasurie pa pagesë te një palë e tretë; bankat e nivelit të dytë; banka qendrore; skema e pensionit profesional ose fondi i pensionit vullnetar; pushteti qendror, vendor dhe bashkiak ose organizata apo institucioni që administron fonde në mbështetje të skemes se sigurimeve shoqërore dhe sistemeve të pensioneve;

Ndëshkimet 

Ia takon sferës së aktivitetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare kontrolli mbi këto fonde. Në raste shkeljesh të ndryshme, ai vendos ndëshkim administrativ me gjobë nga 2.000.000 lekë në 3.000.000 lekë ndaj shoqërisë administruese, administruesit të fondeve të investimeve alternative, depozitarit ose depozitarit të fondeve të investimeve alternative të licencuar nëse: kryen një veprimtari për të cilën nuk ka licensën e nevojshme; nuk informon Autoritetin paraprakisht për ndryshim të zotëruesit të pjesëmarrjes influencuese dhe/ose nuk merr miratimin paraprak të Autoritetit për këtë ndryshim; nuk informon Autoritetin paraprakisht për ndryshim të personit kyç ose personelit kyç dhe/ose nuk merr miratimin paraprak të Autoritetit për këtë ndryshim.

Kjo gjobë aplikohet edhe kur fondi u shkakton mbajtësve të aksioneve ose kuotave të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike humbje financiare si pasojë e shkeljes së këtij ligji, nëpërmjet veprimit ose mosveprimit; jep informacione të rreme ose të pasakta në dokumentin me informacionin kryesor për investitorin, raportin dhe llogaritë vjetore ose të ndërmjetme për sipërmarrjen e investimeve kolektive me ofertë publike, etj.

Autoriteti vendos ndëshkim administrativ me gjobë nga 300.000 lekë në 400.000 lekë ndaj një personi kyç të shoqërisë administruese, administruesit të fondeve të investimeve alternative, depozitarit ose depozitarit të fondeve të investimeve alternative të licencuar, përgjegjës për shkeljet e përcaktuara më sipër. Ndërkohë që mund të vendosë gjobë nga 1.000.000 lekë në 1.200.000 lekë dajshoqërisë administruese të licensuar/njohur, shoqërisë administruese të fondeve të investimeve alternative të licensuar, administruesit të fondeve të investimeve alternative të licensuar, depozitarit ose depozitarit të fondeve të investimeve alternative për shkeljet e mëposhtme: mos-dorëzim të raporteve në Autoritet; kur nuk zotëron kapitalin përkatës sipas kërkesave të ligjit; etj.

Autoriteti vendos gjobë nga 2.000.000 lekë në 3.000.000 lekë  ndaj shoqërisë administruese të njohur që ka themeluar një sipërmarrje të investimeve kolektive me ofertë publike në Republikën e Shqipërisë,  e cila shkel kërkesat e zbatueshme të përcaktuara në këtë ligj. E njejta gjobë vendoset edhe ndaj administruesit të njohur të fondeve të investimeve altrenative që ka themeluar një fond të investimeve alternative në Republikën e Shqipërisë në shkelje të kërkesave të zbatueshme të ligjit.

Në rast se shkelja përsëritet nga i njëjti person i licensuar, gjoba dyfishohet me çdo përsëritje të shkeljes. Përsëritja e të njëjtës shkelje më shumë se dy herë përbën arsye që Autoriteti të kërkojë shkarkimin e personave ose personelit kyç në fjalë.

Por Autoriteti vendos gjobë nga 500.000 lekë në 1.000.000 lekë edhe ndaj çdo personi të palicensuar që përdor emërtime të cilat përdoren vetëm nga subjektet e licensuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OPERACIONI LAPRAKA"/ Kush është pjesëtari i grupit të kokainës, i dënuar për vrasje dhe...
Previous article TË MOS NGJAJMË TË EKZAGJËRUARA/ 5 mënyra si ta kombinojmë fustanin e tejdukshëm

k.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT