• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“OPERACIONI LAPRAKA”/ Kush është pjesëtari i grupit të kokainës, i dënuar për vrasje dhe…
Home
Breaking News

“OPERACIONI LAPRAKA”/ Kush është pjesëtari i grupit të kokainës, i dënuar për vrasje dhe…

16 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës, nën operacionin e koduar “Lapraka” arrestoi pasditen e djeshme tre persona, të akuzuar për tregtim droge të fortë.

Ndër personat e arrestuar ishe edhe 45-vjeçari Altin Koçin, i cili sipas policisë rezultonte i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë me pasojë vdekje.

Në fakt, për 45-vjeçarin ky është dënimi i tretë, pasi më parë, veç dënimit për vjedhje me armë me pasojë vdekje, të ndodhur në vitin 1995, krim për të cilin u dënua me 15 vite burg, ai është arrestuar sërish, vetëm pak kohë pas përfundimit të dënimit, për armëmbajtje pa leje, ku ju gjet një pistoletë “TT”, me një krehër me 7 fishekë, në qershor të vitit 2015.

Katër vite më pare, kanë qenë forcat e njësisë “Shqiponja” që kanë bërë të mundur ndalimin e më pas arrestimin e  Altin Koçi, i cili vetëm prej pak kohësh kishte përfunduar një dënim prej 15 vitesh burg. Patrulla ka parë lëvizjet e dyshimta të një motori me ngjyrë të kuqe tip “Yinxiang”, me targë AL 037, përgjatë Bulevardit “Bajram Curri”.

Një makinë e “Shqiponjave” i është vënë pas motorit dhe në momentin që i është afruar ish-ekspozitës “Shqipëria sot”, duke tentuar të futej në një prej rrugicave pranë saj, efektivët e kanë ndaluar. Fillimisht i dyshuari ka kryer një manovër për t’iu shmangur efektivëve të Policisë, por më pas është bindur të ndalojë, pasi është ndjekur për disa metra. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se në momentin e ndalimit, efektivët kanë kryer kontrollin fizik të tij dhe të motorit me të cilin lëvizte.

Në një çantë të zezë që ai mbante në krah është gjetur një pistoletë “TT”, me një krehër me 7 fishekë, të cilën ai e mbante pa leje. Menjëherë është kryer arrestimi në flagrancë i tij dhe është transportuar në Komisariatin nr.3, ku kanë nisur të kryhen veprimet hetimore.

Burimet thanë se i arrestuari Altin Koçi, konsiderohet se person me rrezikshmëri të lartë dhe dyshohet se ai po përgatitej të kryente një krim, grabitje ose vrasje. Megjithatë ai nuk ka pranuar të japë shpjegime se përse e mbante pistoletën me vete, duke u mjaftuar vetëm me fjalët: “E kam për vetëmbrojtje”. Të njëjtat burime thanë se Koçi ka qenë i dënuar me 15 vjet burg për një grabitje me pasojë vdekjen e një personi, ngjarje e ndodhur në Tiranë, në vitin 1995.

Megjithatë që nga koha kur ai ka përfunduar dënimin dhe është liruar nga burgu, nuk rezulton të jetë i skeduar apo i proceduar për ndonjë vepër tjetër penale. Edhe pse konsiderohet si person i rrezikshëm dhe kontingjent që mund të kryejë krime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA PUBLIKON VIDEON/ "Me historinë e dikujt që kërkoi dhe gjeti ndihmë në platformën e bashkëqeverisjes..."
Previous article PROJEKTLIGJI/ Ndryshojnë rregullat për fondet private të investimeve

k.autor

Postime të ngjashme

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT