Pak minuta më parë, në rrugën “Gjin Kuqali” në Tiranë, ka patur një përplasje me armë zjarri, ku për pasojë ka patur një të plagosur.
Ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa 30-vjeçari i plagosur, fatmirësisht, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Identiteti i tij nuk dihet ende, ndërsa aktualisht ndodhet në spital për trajtim mjekësor.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


