• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ITALI/ Miratohet propozimi i Xhafajt: Ballkan, grupe të përbashkëta kundër krimit të organizuar
Home
Breaking News

ITALI/ Miratohet propozimi i Xhafajt: Ballkan, grupe të përbashkëta kundër krimit të organizuar

24 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndodhet në konferencën e ministrave të Brendshëm të rajonit në Itali.  Sipas Ministrisë së Brendshme është miratuar propozimi i ministrit Xhafaj për ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpunimit Policor për të luftuar krimin dhe trafikun e drogës.

Ministri i Brendshëm u shpreh në fjalën e tij se duhet të rritet efikasiteti i aktiviteteve parandaluese në luftën kundër krimit të organizuar, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar.

“Falë bashkëpunimit në mes vendeve tona, kemi arritur suksese në gati të gjitha drejtimet për t’i garantuar qytetarëve një siguri gjithmonë e më të madhe. Ndaj, së bashku, duhet t’i japim një impuls të ri luftës ndaj kriminalitetit dhe duhet të eksperimentojmë dhe jetësojmë modele të reja ndërveprimi midis organeve tona të policisë apo autoriteteve gjyqësore”, nënvizoi Xhafaj, para ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor.

Ai propozoi disa nisma konkrete për bashkëpunim më të mirë rajonal, në partneritet me vendet e BE:

– Ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, për të koordinuar më mirë se deri tani shkëmbimin e informacionit, për çështje të luftës kundër krimit të organizuar në tërësi dhe me fokus të drejtpërdrejtë krimin ndërkufitar, luftën kundër trafikut të drogës, migracionin e paligjshëm. Ky propozim u adoptua në projektin ‘IPA 2017’.

– Krijimin e Data-Base të përbashkët, që do të ndihmonte në shkëmbimin më të mirë të informacionit;

– Ngritjen e grupeve të përbashkëta të hetimit policor, të elementëve dhe grupeve kriminale.

Ministri i Brendshëm falënderoi në mënyrë të veçantë qeverinë italiane për patronazhin teknik mbi projektin ‘IPA 2013’ dhe shprehu vullnetin e plotë për bashkëpunim në vazhdimësi.

Në fund të fjalës së tij, ministri i Brendshëm italian Marco Minniti vlerësoi propozimin e ministrit shqiptar Xhafaj dhe theksoi se do të jetë një nga shtyllat kryesore të projektit ‘IPA 2017’. Në këtë takim morën pjesë ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ambasadorët në këto vende, si edhe drejtuesit e Policive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Si të kurseni para gjatë udhëtimit?
Previous article Bonucci mbetet kapiten tek Milan

Redaktor2

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT