Dalin në dritë të tjera përgjime që rëndojnë pozitën e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Bisedat e përgjuara janë pjesë e dosjes së dytë prej afro 2 mijë faqesh të mbërritur nga Guardia di Finanza në kuadër të hetimit që prokuroria ka çelur ndaj ish-ministrit.
Nga dokumenti rezulton se Tahiri, përmendet në tre përgjime, nga Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij në trafik, të cilët flasin hapur për dhuratat që ish-ministri ka pranuar prej tyre.
Këtyre provave të reja, iu referohet gjykata për Krime të Rënda, e cila vendosi të caktojë edhe masën shtrënguese për ish-ministrin e Brendshëm.
Gjykatësja Liljana Baku vendosi t’i bllokojë pasaportën të dyshuarit Tahiri, duke i kufizuar lëvizjen jashtë vendit, pas dyshimeve se mund të arratisej, nisur nga fakti që ai udhëtoi jashtë vendit, pak javë më parë.
Referuar dosjes konkretisht emri i ish-ministrit të Brendshëm përmendet në përgjimet e datës 10.10.2014 si dhe në dy përgjime të datës 13.01.2014. Në këtë dosje flitet edhe për gjerdanët që ia janë dhuruar gruas së Tahirit.
Përgjimi i parë është bërë brenda makinës BMW 320, me targë BZ140RJ, në përdorim të shtetasit Maridian Sulaj rreth orës 06:46 të datës 10.10.2014, ndërsa i dyti në 13.01.2014 brenda makinës së Moisi Habilajt rreth orës 20:42.
Meridian Sulaj në këtë përgjim flet me Avdul Sulajn në lidhje me disa targa makinash. Maridiani i thotë se presidenti e ka 01 (nr. e targës), kryeministri 02, 03 e ka Artani (Habilaj), që e kishte ai kushëriri ynë. Pikërisht në këtë moment Maridiani nuk po kujton emrin e Tahirit dhe pyet “çfarë ishte ai”, ndërkohë që hyn Avduli dhe ia kujton duke thënë “Saimiri”.
Mariadian Sulaj vazhdon duke përmendur edhe njëherë targat e duke thënë se 03 e kishte Saimiri targën, që është ministër i Brendshëm. Gjithashtu Maridian Sulaj shprehet në përgjim se Tahiri ia ka dhënë Artanit (Habilajt) me gjithë dokumentat këtë makinë, si dhe shton se ia ka dhënë kështu në mirëbesim, pasi në të vërtetë ia kishte dhënë Moisi Habilajt, i cili ia kishte blerë ish-ministrit.
Biseda e plotë:
Përgjime mjedisore brenda automjetit tip BMW 320, me targë BZ140RJ, në përdorim nga shtetasi Maridian Sulaj – Regjistrim mjedisor nr 717 i orës 06:46, i datës 10.10.2014. Autoveturë në lëvizje më radion ndezur. Dëgjohet Maridian Sulaj që komenton me Avdul Sulajn, Klardi Sulajn, i thirrur mili njëfarë Niko, si dhe një burrë shqiptar, targat aktuale shqiptare. Maridiani në lidhje me targat thotë:
Maridian: presidenti e ka 01, kryeministi 02, 03 e ka Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri ynë, vetëm atë kanë.
Avdul: E mirë, janë targa të veçanta.
Maridian: Ah targa të veçanta… (fjaë të pakuptueshme) 03 e ka Artani që ia ka dhën ai…
Burri: Cili Artan?
Maridian: Ishte i kushëriri tonë, ai, kryeministri vëlla… si quhet? 03 e ksihte ky Saimiri.
Avdul: E ka Saimiri.
Maridian: Po ai ëhstë ministër i Brendshëm.
Avdul: Targat e qeverisë, u hiqen makinave të qeverisë kur shiten.
Maridian: Po ai ia ka dhën Artanit me gjithë dokumenta, ta marrtë dreqi! Çfarë thotë ky, ‘shiten, ua heqin’… është e tij personale o vëlla!
Avdul: Përdor Artani në Vlorë.
Maridian: E ka me dokumentat e tij o vëlla!
Avdul: Është personale, nuk është e punës.
Burri: Nuk e ndalon… (nuk e përfundon fjalinë)
Maridian: Por atë e ka dhën kështu, në mirëbesim, nuk e ka dhënë…
Avdul: Po ajo dihet.
Maridian: Por në të vërtetë, ia ka dhënë Moisiut, Moisiu ia ka blerë… me sa ka dashur ia ka blerë.
Pastaj vazhdon një pjesë ku Maridiani dhe Avduli tregojnë për atëherë ku çuan në Shqipëri një makinë të tipit Audi A8, vështirësitë që kishin hasur ë doganën e vlorës, aq sa Maridiani kishte marrë në telefon moisiun për ët shkuar tek ata.
Ndërkohë në një pjesë tjetër të përgjimit të bërë brenda makinës së Moisi Habilajt me targë IHP2690 në datën 13.01.2014, Eneo sulaj flet me një burrë shqiptar dh i tregon kush shkoi së bashku me Moisin në një dyqan në Katania ku i kishte prezantuar mënxherin e dyqanit, Antonio Riela.
Eneo: … Kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që e kishte kështu kostumin… më tha ‘zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet, ndërsa ata me zgjedhje quajnë votimet… dhe ai më tha ‘po zgjedhjet mire?’ dhe unë i thashë ‘po cfarë të tha, që shkojmë në shkollë… cfarë i thë?’ … dhe ai më thoshte ‘’po jo jo .. flet m.q.s ka folur me Saimirn dhe pyet për zgjedhjet” dhe unë i thash “kanë bërë një lëmsh, i kanë vjedhur të gjitha votat…. të futet shqipëria në Europë’…. kështu fillova të flisja për politikë me atë… dhe Moisiu më thoshtë ‘të lutem lëre këtë muhabet sepse do të vijë ai… sepse ka mbajtur numrin (aludon për faktin që Tahiri e ka ruajtur numrin e telefonit të pronarit të dyqanit)… sikur të vijë për të blerë… sepse i kishte përlqyer (kostumi) … e more vesh se cfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij? .. një gjerdan që kushton 15 mijë euro.
Burri: Po çfarë po thua?
Eneo: Tani… për tani që u nis… përveç parave…
Burri: Kostumin dhe
Eneo: Jo.. jo
Burri: Nuk jep asgjë pa bashkëshorten.. thua
Eneo: Jo përvec sokolit që i mori paratë për ‘punë’ Saimiri nuk donte para… është e qartë… sepse…. me ata…. dhe i dha … i dha gjerdanin me diamantë…






