• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
1 plumb për “punë femrash”/ Zbardhet motivi i atentatit ndaj 23 vjeçarit në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

1 plumb për “punë femrash”/ Zbardhet motivi i atentatit ndaj 23 vjeçarit në Vlorë

13 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Moti i konfliktit mes 23-vjeçarit Denis Brahimi dhe dy personave që janë shpallur në kërkim për plagosjen e tij ka nisur për “punë femrash”.

Konkretisht, Brahimi ka ‘ngacmuar’ motrën e G.Ç., një prej personave të shpallur në kërkim, thanë për “Syri.net” burime nga grupi hetimor. Ishte pikërisht 23-vjeçari G.Ç. ai që shkrepi armën duk lënë të plagosur Brahimin, i cili mori një plumb në këmbë.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Vlorës dha detaje të reja lidhur me ngjarjen e djeshme:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme nga Policia në lidhje me ngjarjen (plagosjen me armë zjarri), të ndodhur në hyrje të Orikumit, ku mbeti i plagosur një shtetas, ju informojmë së:

Nga veprimet hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar se në hyrje të qytetit të Orikumit, shtetasit G.Ç., 23 vjeç, dhe G.B., 33 vjeç, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejtim shtetasit D.B., duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, dhe janë larguar prej vendit të ngjarjes me mjetin tip Volkswagen, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur ”Çipaj” në aksin rrugor Orikum-Llogara.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore Policia ka arrestuar shtetasin Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, banues në Orikum, (lidhje shoqërore e të dëmtuarit dhe i ndodhur në vendngjarje), sepse gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në mjetin e tij tip ”Ford Fiesta” Policia ka konstatuar një sasi (514 gr) lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• dy automjete, një mjet Volkswagen i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip Ford Fiesta e shtetasit të arrestuar,
• lënda narkotike, një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje.

Policia ka bërë shpalljen në kërkim për të dy autorët, shtetasit G.Ç., G.B., dhe po vijon intesivisht punën për kapjen e ndalimin e tyre.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktorja Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj bëjnë gati shtëpinë për festa. Shkëlqen në fotot e fundit
Previous article Nga kostumi 15 mijë euro te targa e Presidentit dhe Kryeministrit/ Përgjimet e reja "gozhdojnë" Tahirin

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT