• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT/ Si u ndihmuan “Jelekët e verdhë” nga “Facebook” dhe “Russia Today”
Home
Nderkombetare

PROTESTAT/ Si u ndihmuan “Jelekët e verdhë” nga “Facebook” dhe “Russia Today”

13 March, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Fytyra të përgjakura dhe njerëz të shtrirë përtokë: dhuna e policisë franceze kundër “Jelekëve të verdhë” në protestat e Parisit duket fakt, të paktën nëse gjykon nga videot e psotuara në Facebook nga disa anëtarë të kësaj lëvizjeje, që akuzojnë mediat dhe qeverinë se duan t’i fshehin këto fakte. Ndërsa “protestuesit paqësorë”, siç thuhet në përshkrimin poshtë prej njërës video, dhunohen nga policia, në një tjetër video shfaqet presidenti francez, Emanuel Macron, në një festë duke kërcyer. Autori i postimit shkruan: Shpërndajeni para se të fshihet. Por postimi është ende aty dhe ka 192 mijë shpërndarje.

Këto dy video mund të jenë vetëm dy nga shembujt shqetësues të dezinformimit të propaganduar në Facebook nga faqe dhe profile pro “Jelekëve të verdhë” në 5 muajt e fundit, sipas një raporti të organizatës Avaaz, i hartuar me ndihmën e disa gazetarëve investigativë, detajet e të cilit janë pasqyruar në La Stampa. Lajmet e rreme që kanë të bëjnë me lëvizjen e “Jelekëve të verdhë” kanë arritur 105 milionë shikime, thuhet në raportin e titulluar “Jelekët e verdhë, të përmbytur nga lajmet e rreme. Dezinformimi në Facebook, më shumë se 100 milionë shikime”. Në të gjithë Francën janë në total 35 milionë përdorues të Facebook-ut.

Faqet e Facebook-ut të lidhura me “Jelekët e verdhë”, ku Avaaz ka mundur të konfirmojë praninë e lajmeve të rreme janë rreth 200, që u shtohen edhe 204 faqe dhe grupe në rrjet, që janë analizuar nga e përditshmja franceze, “Le Monde”. Fotot e protestuesve të dhunuar nga policia ishin në të vërtetë imazhe të vjetra të protestave në Spanjë që datojnë në vitin 2011 dhe 2017. Postimi, në të cilin një anëtar i lëvizjes, siguron që është bëhet fjalë për dhunë kundër “Jelekëve të verdhë” është parë nga mbi 3.5 milionë njerëz, ndërsa videoja e Macronit që kërcen i përket një feste në Armeni, shumë kohë para se lëvizja e jelekëve të verdhë të niste.

Raporti i Avaaz bazohet në verifikimet e kryera nga një skuadër fact-checkers, që ka analizuar qindra postime dhe video me lajme të false të shpërndara nga eksponentët e lëvizjes, për të verifikuar origjinën dhe vërtetësinë e informacionit. Raporti tregon se shumica e 105 milionë shikimeve në disa postime të lajmeve të rreme kanë të bëjnë me materiale anti-establishment dhe ato mbi dhunën e policisë. Një tjetër rast është ai një videoje, që shfaq momentin e arrestimit të një gruaje të veshur me një jelek të verdhë dhe me një karrocë fëmijësh, në Holandë. Videoja është oarë dhe shpërndarë me mijëra herë, ndërsa përdoruesit e Facebook-ut shprehen në komente se arsyeja e arrestimit ishte fakti se ajo mbante një jelek të verdhë. Në fakt, verifikimet e kryera nga AFP-ja nxorën se arresti është kryer nga policia holandeze për verifikim, pasi gruaja shtynte një karrocë fëmijësh ku ndodhej një kukull.

Një tjetër rast i kësaj natyre është ai i letrës së aktorit Gerard Lanvin, që kritikon qeverinë e Macron-it. Në fakt, letra iu atribuua atij gabimisht dhe qarkulloi gjatë në Facebook. Kur aktori konfirmoi se nuk ishte ai autori, letra ishte lexuar mbi 6 milionë herë.

Roli i RT

Sipas raportit të Avaaz-it, prania e “Jelekëve të verdhë” në internet nuk do të kishte qenë kaq e madhe nëse nuk do të ishte për Russia Today, kanali televiziv dhe online i financuar nga Kremlini. RT, e cila transmeton lajme në 6 gjuhë të ndryshme, është themeluar në vitin 2005 me qëllim përmirësimin e imazhit të Rusisë jashtë vendit dhe është akuzuar shpesh për propagandë në vendet ku operon, përfshirë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara. Në SHBA, ky kanal ka përfunduar në shënjestër pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Për rolin e supozuar në tentativat e Kremlinit për të influencuar rezultatin e zgjedhjeve, rrjeti është regjistruar si “agjent i huaj”. Dihet hapësira që u ka lënë RT protestave të “Jelekëve të verdhë” çdo fundjavë dhe nuk ia ka kursyer sulmet presidentit Macron.

RT e ka filmuar dhe transmetuar në detaje protestën, duke arritur të “dominojë debatin” mediatik mbi temën e “Jelekëve të verdhë”, thuhet në raportin e Avaaz. Gjatë një proteste, manifestuesit filluan të këndonin në rrugë “Faleminderit RT”. Nga ana tjetër, “Jelekët e verdhë” kanë qenë protagonistë të episodeve të dhunës kundër gazetarëve, element i pakëndshëm për manifestimet e të shtunave që kanë trazuar Francën për më shumë se 4 muaj. Nëse krahason kronikat dhe videot e mediave të njohura franceze, si Le Monde, France24 o Le Figaro të publikuara në Youtube, me ato të RT, bie në sy se materialet e publikuara nga kjo e fundit kanë arritur më shumë se dyfishin e shikimeve, rreth 23 milionë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FILLOI NUMËRIMI MBRAPSHT"/ Lulzim Basha do e rrëzoj Ramën me..."TIK TAK, TIK TAK"
Previous article ME NJË PLAN "GJENIAL"/ Si e pësoi hajduti "fatkeq" SHQIPTAR kur në bodrum...

k.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT