Protesta e radhës së opozitës është paralajmëruar me datë 16 mars ditën e shtunë. Që prej momentit që u lajmërua kreu i opozitës dhe ish deputetët u shprehën njëzëri me një “tik tak”, si për të lajmëruar se fundi i kryeministrit Rama po vjen.
Pas tik tak-ut, sot doli edhe posteri i ri që me siguri do të shihet deri në orët para se të filloj protesta. Ai ka në qendër ditët, orët dhe minutat shoqëruar me mbishkrimin: Ka filluar numërimi mbrapsht.
Duket se opozita mendon se fundi i Ramës do të vij me një tingull tik tak-u dhe një numërim mbrapsht. Për ta bërë këtë, i duhen forca dhe njerëz e kjo e fundit parë nga takimet e këtyre ditëve, është në mungesa të mëdha.
Përgatiti: AlpeNews.al



