Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ai është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një ceremoni zyrtare në pallatin e Brigadave. Mësohet se pas Ramës, kryeministri maqedonas do të zhvillojë nja takim edhe me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ndërkohë që pas takimit, të dy kryeministrat do të japin edhe një konferencë për mediat.
Axhenda e vizitës
10:00 – Ceremoniali zyrtar
10:30 – Takim i dy delegacioneve
11:15 – Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave


